TIRANË- SPAK thërret për të marrë në pyetje ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako për dosjen ‘Çyrbja’. Duke qenë se ndodhet në arrest shtëpie, Dako mbërriti në SPAK i shoqëruar nga një efektiv policie dhe do të pyetet për dosjen që çoi në burg ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja.
Nga bisedat në SKYECC grupet kriminale pretendojnë se kanë ndikuar që Çyrbja të vendoset më lart në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021.
Në një komunikim me Çyrben, eksponenti i krimit të organizuar Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekiçi, i thoshte se e kishte rregulluar që ai të renditej i pesti në listë. Ndërkohë që Jurgis Çyrbja rezultoi edhe më lart i treti. Për të gjitha këto pretendime Dako është pyetur nga hetuesit, pasi ka qenë edhe drejtues i PS në Durrës.
Çyrbja u ‘fundos’ pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e koduar ‘Sky ECC’, ku u zbulua se informacionet sekrete shtetërore që Çyrbja, arrinte t'i siguronte përmes zyrtarëve, ende të paidentifikuar, duke shfrytëzuar pozitën e tij si deputet ua jepet grupeve kriminale, mes tyre Altin Hajrit. E sipas SPAK, Hajri e shpërbleu duke i siguruar vota në 2021.
Çyrbja dhe bashkëpunëtori i tij Ahmet Masha u arrestuan më datë 20 tetor, me urdhër të SPAK. Ndërkohë, urdhër arresti nuk është ekzekutuar ende për Altin Hajrin, pronar i kompleksit ‘Golden’, i cili prej 4 vitesh është edhe në kërkim si organizator i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës më 17 janar 2020.
Jurgis Çyrbja akuzohet për “tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë dhe “tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
46.3%
-
Jo
49.6%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 8852
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Gjyqtari i Berishës po sulmohet që të bëhet 'shembull' për të tjerët
4 Janar, 21:03
-
Ylli Pata: Procesi ndaj Berishës s’ka lidhje me opozitën. Thjesht ai ka marrë peng PD
4 Janar, 18:55
-
Apeli i GJKKO i ktheu masën 'detyrim paraqitjeje', të hënën Berisha duhet të paraqitet në SPAK! Refuzon të firmosë marrjen në dijeni, SMS strukturave
4 Janar, 12:01
-
'Berisha, tani përballë probleme penale', Ben Andoni në Report Tv: Po shfrytëzon PD-në për kauzën e vet, deputetët që i shkojnë pas duan mandatin e sigurt
3 Janar, 16:46
-
Adriatik Doçi: Poshtërimi i shtatëfishtë i Sali Berishës, mesazhi dhe pasojat e vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi
3 Janar, 15:14
-
Namir Lapardhaja: Pika zero e Revolucionit!
3 Janar, 13:00
-
Afera ‘Partizani’/ Apeli i GJKKO-së rikthen masën e sigurisë për Berishën: Të paraqitet 2 herë në muaj në SPAK! Kryetari i PD-së: Do e zbatoj
3 Janar, 11:32
-
Zgjaten afatet/ Kryetari dhe anëtarët e KPK-së do të mbrohen nga Garda e Republikës, deri më 31 dhjetor 2025
2 Janar, 17:24
-
DOKUMENTI/ Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin: Pse u rrëzua kërkesa e Berishës për masën 'detyrim paraqitjeje'
31 Dhjetor 2024, 21:35
-
Lorenc Vangjeli: SPAK, ndëshkimi penal dhe zgjidhja politike
31 Dhjetor 2024, 19:29
-
Ylli Pata: 2024, viti i rënies së Ilir Metës
31 Dhjetor 2024, 18:57
-
Studio Live, Kadilli për Report TV: SPAK po fut në rrjetë peshqit e mëdhenj, vit fatlum për Shqipërinë! Xhingijet kërcyen për Berishën, forcat e reja amatore
31 Dhjetor 2024, 17:40