Sky ECC 'fundos' ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja! SPAK: Shiti sekrete shtetërore te kriminelët e dekonspiroi policinë! Altin Hajri e shpërbleu me vota në 2021

TIRANË- Akuza të rënda rëndojnë ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i cili u ‘fundos’ pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e koduar ‘Sky ECC’. Shitje e sekretit shtetëror tek kriminelët, dekonspirim i operacioneve të Policisë së Durrësit, informoi Altin Hajrin për lëvizjet e policisë pas vrasjes së Jan Prengës, e deri tek bashkëpunimi me Hajrin për t'i siguruar vota në qarkun e Durrësit, ku Çyrbja ishte edhe në listën e sigurt për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021.

Sekretet shtetërore, Çyrbja i siguronte përmes zyrtarëve, ende të paidentifikuar, duke shfrytëzuar pozitën e tij si deputet dhe më pas informacionet ua jepet grupeve kriminale, mes tyre Altin Hajrit. Por, SPAK nuk ka zbuluar emrat të tjerë se kush janë bosët e krimit që kanë marrë sekrete shtetërore përmes Çyrbjes.

Të gjitha këto janë akuzat që rëndojnë pozitën e Jurgis Çyrbjes para organit të akuzës së Posaçme, rreth dy javë pasi dha dorëheqjen nga mandati si ligjvënës i PS, prej vitit 2017 deri më 9 tetor 2024. Masa e sigurisë arrest me burg u ekzekutua për Çyrbjen mbrëmjen e 20 tetorit, i cili u vu në pranga bashkë me Ahmet Mashën, kunati i vëllait, edhe bashkëpunëtori i ish-deputetit në gjithë historinë e komunikimit me grupet kriminale. Ndërkohë, urdhër arresti nuk është ekzekutuar ende për Altin Hajrin, pronar i kompleksit ‘Golden’, i cili prej 4 vitesh është edhe në kërkim si organizator i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës më 17 janar 2020.

Si u zbulua Jurgis Çyrbja?

Gjatë kohës që Çyrbja komunikonte në aplikacionin 'Sky ECC' ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ka dalë gjatë bisedave në aplikacion, ku Prokuroria e Posaçme ka qenë duke hetuar në 2023 një grup kriminal për trafik droge. Në biseda janë zbuluar komunikime me deputetin e PS, çështja ndaj të cilit më pas është ndarë në fraksion më vete. Çyrbja nuk është marrë asnjëherë në pyetje mbi këtë hetim, ndërsa njëherazi është i pandehur edhe për një çështje tjetër gjatë kohës që Drejtonte Hipotekën e Durrësit.

Hetimet e drejtuara nga prokurori Adnan Xholi, në bashkëpunim edhe me Europol, Eurojust dhe autoritetet franceze të drejtësisë, çuan në pranga ish-deputetin e PS që bashkëpunonte me kriminelët për t’i shpëtuar ata nga operacionet e policisë. Referimi për Çyrbjan është bërë nga agjentët e BKH vetëm 6 ditë më parë, pra 15 tetor 2024. 

Akuzat e SPAK dhe si i shërbeu Çyrbja grupeve kriminale

Në njoftimin e ndarë për mediat, SPAK sqaron të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj ish-deputetit, kunatit të vëllait të tij Masha dhe rolin e Altin Hajrit. Prokuroria e Posaçme thotë se Çyrbja siguronte sekrete shtetërore nga zyrtarë shtetërore për personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe njoftonte kriminelët. Të paktën në 7 raste, SPAK thotë se zyrtarë ende të paidentifikuar i kanë siguruar sekretet shtetërore asokohe deputetit Çyrbja dhe ky i fundit i ka vënë në shërbim të bandave dhe grupeve kriminale. SPAK nga ana tjetër vijon edhe hetim për të zbuluar se kush janë këta zyrtarë që kanë zbuluar sekretet shtetërore për llogari të Çyrbjes dhe më pas të dhënat kanë përfunduar në duar të bosëve të krimit.

“Nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë publik (të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton se është vënë në dijeni personi nën hetim Jurgis Çyrbja, duke konsumuar elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor”, njoftoi SPAK.

SPAK sqaron se në disa raste, Çyrbja ka dekonspiruar operacionet e Policisë së Durrësit për kapjen e eksponentëve kriminalë, duke u dhënë atyre informacione për kontrollet dhe lëvizjet e bluve. Sipas SPAK, në disa raste Çyrbja ka qenë vetë në komunikim me kriminelët e shpallur në kërkim dhe ua jepet vetë informacionet përmes bisedave në SKy ECC, e në disa raste ai i informonte kriminelët përmes Ahmet Mashës, vëllai i kunatit.

Të dy kanë kryer veprën penale tregtimi i sekretit shtetëror, pasi ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që u jepej personazheve të botë së krimit për t’i shpëtuar operacioneve të policisë, sipas ligjit përbën sekret shtetëror. E gjithë këto lëvizje të deputetit Çyrbja, pasi të gjithë veprimtarinë e ka kryer kur ishte ligjvënës, kanë bërë që personazhe të botës së krimit t’i shpëtojnë arrestimit nga Policia e Shtetit, duke kryer kështu edhe veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Lidhja me Altin Hajrin

Jurgis Çyrbja ka shfrytëzuar pozitën e tij si deputet i Kuvendit për të ndihmuar dhe informuar Altin Hajrin, një personazh i njohur i botës së krimit, pronar i ‘Golden’ në Shijak dhe në kërkim prej 4 vitesh për vrasjen e Jan Prengës. SPAK thotë se Çyrbja dhe Hajri kishin miqësi me njëri-tjetrin dhe si deputet Çyrbja ka ndërhyrë në agjencitë e zbatimit të ligjit për t’i ofruar informacione dhe favorizime Hajrit, një person në kërkim për 4 vepra të rënda penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer në bashkëpunim, “Trafikim i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.

E pas kësaj mbështetje, Hajri e ka shpërblyer Çyrbjen në zgjedhjet e vitit 2021, duke i siguruar vota përmes ndikimit që kishte në zonën e Shijakut dhe Durrësit. Përmes kësaj marrëdhënie që kishin Çyrbja dhe Hajri, SPAK thotë se Çyrbja ka konsumuar veprën  “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e nga ana tjetër Hajri “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

"Jurgis Çyrbja, në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim Altin Hajri i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. I hetuari Jurgis Çyrbja, për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Altin Hajri duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore", njofton SPAK. 

Në operacionin e 20 tetorit, agjentët e BKH kanë ushtruar kontrolle në banesa e makina dhe janë sekuestruar edhe pesë telefona celularë; Një hard disk i jashtëm Verbatim; Një pajisje regjistrimi në formë pakete; një shumë prej 1,100 euro; dokumente pronësie.

Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit më 9 tetor, një ditë pasi u mor në pyetje nga SPAK për mbi 5 orë. Ai u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaccme për ‘Shpërdorim detyre” pas një padie të bërë nga demokrati Paloka, 3 vjet më parë, gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Opozita e akuzoi socialistin se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale.

Akuzat e ngritur nga SPAK 
Pa autor
-“Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kryer të paktën 7 herë
Jurgis Çyrbja
1-“Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” kryer më tepër se një herë
2-“Përkrahja e autorit të krimit”, kryer nga shtetasi Jurgis Çyrbja më tepër se një herë
3-“Tregimi i sekretit shtetëror”
4-“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”
Ahmet Masha
1-“Përkrahja e autorit të krimit”
2-“Tregimi i sekretit shtetëror”
Altin Hajri 
1-“Korrupsioni pasiv në zgjedhje”

 

Çfarë u sekuestrua?
1-Pesë telefona celularë;
2-Një hard disk i jashtëm Verbatim;
3-Një pajisje regjistrimi në formë pakete;
4-Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;
5-Dokumente pronësie, etj;

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:36
Arrestimi i Çyrbjes/ Siguronte sekrete shtetërore dhe ua jepte bosëve të krimit! Mister zyrtarët që i shërbyen ish-deputetit të PS, SPAK vijon hetimet për t’i zbuluar

1728644423_1728633230cyrbja.jpg

Në gjithë historinë e implikimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja me bosët e krimit, ajo çfarë evidenton SPAK janë zyrtarë të paidentifikuar shtetërorë të cilët i kanë shërbyer Çyrbjes duke i dhënë sekrete shtetërore. Të paktën 7 herë, SPAK thotë se ata i kanë dhënë deputetit Çyrbja sekrete shtetërorë të cilat ai ua ka vënë në dispozicion personazheve të njohur të botës së krimit, si psh Altin Hajri.

Prokuroria e Posaçme ende nuk ka identifikuar se kush janë këta zyrtarë dhe hetimi po vijon për të bërë të mundur gjetjen e atyre që kanë zbuluar sekrete shtetërore në kundërshtim me ligjin. Të gjitha këto sekrete kanë rënë në duart e kriminelëve në kërkim ndërkombëtar, të cilëve ua ka vënë në dispozicion Çyrbja, që ata t'i shpëtonin hesapeve me drejtësinë. Nga ana tjetër, Çyrbja përdorte ndikimin e tyre për të siguruar vota. 

SPAK thotë se vepra penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, është kryer të paktën 7 herë, por s’ka ende autor dhe hetimet për zbulimin e tyre po vijojnë.

Ora 10:39
Pajisje regjistrimi në formë pakete, celularë e para, çfarë sekuestroi SPAK gjatë kontrolleve për arrestimin e Çyrbjes

1727086483_spak.JPG

SPAK ka ushtruar kontrolle intensive mbrëmjen e 20 tetorit në Durrës, gjatë operacionit për arrestimin e ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbjes, kunatit të vëllait të tij, Ahmet Masha, si edhe për kapjen e Altin Hajrit, por ky i fundit nuk është gjetur dhe prej 4 vitesh është në kërkim për vrasjen e Jan Prengës. Agjentët e BKH kanë sekuestruar 5 celular, 1100 euro, dokumente pronësie, hard disk të jashtëm, por ajo çfarë ngjall edhe më shumë interes është një pajisje regjistrimi në formë pakete.

Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1.      Pesë telefona celularë;

2.      Një hard disk i jashtëm Verbatim;

3.      Një pajisje regjistrimi në formë pakete;

4.      Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;

5.      Dokumente pronësie, etj;

Njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e referimit të bërë më datë 15.10.2024 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në të njëjtën datë, ka proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 93 të vitit 2023 dhe regjistrimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, si dhe vijimin e hetimeve për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

                      i.             “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kryer më tepër se një herë, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.

                    ii.            “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” kryer nga shtetasi Jurgis Çyrbja më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.

                 iii.             “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer nga shtetasi Jurgis Çyrbja më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga nenet 302/1/2 të Kodit Penal.

                  iv.             “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit Jurgis Çyrbja, dhe Ahmet Masha, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.

                    v.            “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit Jurgis Çyrbja, dhe Ahmet Masha, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.

                  vi.             “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi Jurgis Çyrbja parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, si dhe

                vii.            “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi Ahmet Masha parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet evropiane të drejtësisë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Për interesa të këtij procedimi penal, ndër provat e tjera, janë administruar edhe aktet e dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike në fushën penale dhe ka rezultuar se personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal kanë komunikuar ndërmjet tyre edhe me anë të aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”.

Nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë publik (të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton se është vënë në dijeni personi nën hetim Jurgis Çyrbja, duke konsumuar elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni personi nën hetim Jurgis Çyrbja, konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, i është transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, personi nën hetim Jurgis Çyrbja, është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtëpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër nën hetim Ahmet Masha, me qëllim për të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim, duke konsumuar elementët e veprës penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Informacionin që personat nën hetim Jurgis Çyrbja, dhe Ahmet Masha, u kanë transmetuar personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar ka shërbyer si një e dhënë e rëndësishme që këta persona të qëndronin të fshehur me qëllim që t’i shpëtonin kapjes apo arrestimit të mundshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke konsumuar elementët e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Po ashtu nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se personi nën hetim Jurgis Çyrbja, në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim Altin Hajri i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. I hetuari Jurgis Çyrbja, për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Altin Hajri duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër personi nën hetim  Altin Hajri në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga i hetuari Jurgis Çyrbja, i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votuesë në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës të sigurimit personal për 3 (tre) persona në hetim dhe gjykata me vendimin e saj Nr. 126, datë 20.10.2024 ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Ky vendim është vënë në ekzekutim nga ana e Prokurorisë së Posaçme po më datë 20.10.2024, dhe ka angazhuar strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku më datë 20.10.2024, është bërë e mundur prej tyre që të ekzekutohen masat e sigurimi personal vetëm për dy personat nën hetim Jurgis Çyrbja, dhe Ahmet Masha por nuk është bërë e mundur ekzekutimi i masës së sigurimit personal të caktuar nga gjykata ndaj personit tjetër nën hetim Altin Hajri i cili ka qenë i shpallur person në kërkim që në muajin Janar të vitit 2020, në kuadër të procedimit penal me Nr. 62, të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme, për kryerjen e veprave “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer në bashkëpunim, “Trafikim i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës” të parashikuara nga nenet 109, 283/a, 278/1, 303 dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 3 (tre) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1.      Pesë telefona celularë;

2.      Një hard disk i jashtëm Verbatim;

3.      Një pajisje regjistrimi në formë pakete;

4.      Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;

5.      Dokumente pronësie, etj;

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Gjejmë rastin që të falenderojmë për ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre me Prokurorinë e Posaçme, gjatë hetimeve të këtij procedimi penal; Europol, Eurojust dhe autoritetet franceze të drejtësisë.

Një falënderim i veçantë i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për bashkëpunimin e frytshëm në fazën e ekzekutimit të masave të sigurimit si dhe kryerjes së kontrolleve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 22/10/2024 08:54

    E njihni ju qe e shani e freni? Lindi drejtesine te beje punen.Kam frike se,me keto lloj akuzat do te dale i pafajshem.Neser do te thone :_ ka komshiu " gjoket e famshem" ndaj dhe eshte i lidhur me krimin".Ke ndihmuar Hajrin?.Hane Shan, jane Bagdad.Hairat ne kufi me Rumanatin ,Cyrbja ne katund te Ri.Nuk i lidh asgje me njeri tjetrin.As pasuria ,as menyre e venies se saj.Rrumi u kap ne makine me prokuroria,makine e mbushur me dokumenta dhe asgje nuk e Ghedi.Po keta ,mi e pane qe Cyrbja strehim,ndihmo Hajrin?.Nese e dilnin, per e kane fshehur dhe nuk e goditjen ne flagrance?Ke " nderhyrje ne komisionit shteterore ligjore per 'te blere vota"?Kush i morti parate? Komisioni ? Ora kush ishte suite di i votes?Pse it suites nuk arrestohet si bashkepuntor i Hajrin apo Cyrbja? PO keshtu edhe per dekretin shteteror:- une zoteron dhe nxjerr dekretin,cyrbe mban pergjegjesi.Sekretin e nxjerr une qe e zoteron.Sa gazetare e analiste nxjerrin sekretaret,nga i marrin,pse nuk mbajne pergjegjesi?

    Përgjigju
  • Bledi: 22/10/2024 02:34

    Jo Cyrbja por PS ka marre votat. PS ka kryer korrupsion. Cyrbja emrin ka patur ne listen e Rames.

    Përgjigju
  • Boti: 21/10/2024 16:24

    Po ai qe e zgjodhi kete per deputet, kush eshte? Imagjino ti perulesh ketij shk******e per vend pune. E mjera Shqiperi!

    Përgjigju
  • lexues: 21/10/2024 11:30

    deputet zoteria, mjere ne, rilindje vetem perpara

    Përgjigju
  • Tini: 21/10/2024 10:55

    Po ca do gjeje tjeter ti.i lajmeroni 1 muaj para i thoni do te arestojme .do te kontrollojme.prandaj pastroje shtepine.keshtu kur kontrolloni ska gje ne shtepi .duhet kapur me gjithe mandat.shteti i koruptuar akoma .

    Përgjigju
  • Zaka: 21/10/2024 10:47

    Trego kush ti ka dhene informacionet te pastrojme policine durrsit nga dardhat e kalbura

    Përgjigju
  • Bim: 21/10/2024 10:36

    Mjafton me e pa ne fytyre me e kuptu qe eshte kriminel. E kisha pyt ate te gjatin per me e vu pak ne veshtirsi se cilat jan vetit qe ka pas Cyrbja per me u ba deputet. Ne e dijm por kishta dasht me dit se çfar po thet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij