Edhe gjatë ditës së sotme mjekët e spitalit të Shkodrës janë ngritur në protestë duke kërkuar lirimin e kolegut të tyre Edi Smajlaj, i cili u arrestuar dy ditë më parë.
 
Shefi i kardiologjisë së spitalit të Shkodrës u vu në pranga, pasi sipas policisë shtroi në spital pa asnjë motiv pedagogun e arrestuar Simon Lufi.
 
Mjekët e kanë cilësuar si absurd arrestimin e Smajlajt, pasi ky i fundit nuk është një individ me rrezikshmëri të lartë që të mbahet i arrestuar në komisariat.
 
Mjekët e spitalit të Shkodrës kanë kërkuar lirimin e mjekut, pasi në rast të kundërt kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës.
 
Sipas policisë mjeku Edi Smalaj hapi kartelë pa motiv për pedagogun Simon Lufi, duke e shtruar atë në spital, nën argumentin se pedagogu ka probleme kardiake.
 
Dyshohet se shtrimi në spital u bë pa motiv për të favorizuar në gjykim Lufin.
 
Pedagogu Simon Lufi dhe kolegu i tij Roakin Dabërdaku, janë arrestuar nga policia për korrupsion, pasi u merrnin studentëve nga 200 deri në 700 euro për provime.

dy.b/shqiptarja.com