Arrestimi i Kurtit, Braçe: Në burg
për bindje politike! Koha e Prishtinës

Arrestimi i Kurtit, Braçe: Në burg<br />për bindje politike! Koha e Prishtinës
TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe është i pari dhe që ka reaguar për arrestimin e deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti nga Policia e Kosovës dhe të dhjetëra aktivistëve të tjerë të kësaj force politike. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai i quan pamje të tmerrshme mësymjen e policisë në selinë e Vetëvendosjes në Prishtinë.

"Kur policia hyn brenda selisë së një Partie ky natyrisht që është fundi", shkruan Braçe.

Ai sqaron se nuk bie dakord me veprimet e dhunshme që kanë ndodhur brenda në Kuvendin e Kosovës, siç është gazi lotsjellës dhe hedhja e vezës. "Nuk i pranoj dhe as mendoj se janë zgjidhje për problemet politike shtetërore atje", shton ai.

Por Braçe thotë se nuk do të pranojë kurrë një policia të marrë një parti, "të arrestojë në seri djem e vajza të një partie politike. Nuk do të pranoj kurrë që të arrestohet një deputet që nuk vjedh, nuk korruptohet, nuk vret. Kujtoja se koha kur politikanët apo cilido tjetër për bindjen e tij dërgohet në burg, kish marrë fund. Por jo, paska kohë ende, është koha e Prishtinës", - përfundon deputeti Braçe shkrimin në Facebook.


 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe