Me çfarë fondesh do bëhen fushatat e kandidatëve? Berisha: Na i kanë marrë 'pengjet' e Ramës, por ne kemi besimin e qytetarëve

TIRANË- Edhe pse tashmë është strehuar në partitë e Metës, Ndokës dhe Dules, Berisha pretendon se ka një koalicion mes Ramës dhe Alibeajt, gjë që e ka provuar fakti se ka ngelur pa parti. Teksa zhvilloi konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i ‘Foltoreve’ u shpreh i bindur se do të fitojnë, ndërsa u kujdes të sulmonte çdokënd nga PD që u shtrinte dorën kandidatëve të tij. Edhe në deklaratat e sotme, Berisha është kujdesur të tregohet sa më stoik me fjalët e tij, duke mos pranuar ofertën e Enkelejd Alibeaj për një kandidat unik në zgjedhje.

Një ditë pasi KAS e pranoi kërkesën e PD për të hyrë zyrtarisht në zgjedhjet e 14 majit, Berisha e cilësoi atë mjeran. I pyetur nga gazetarja Danjela Maloku se me çfarë fondesh do financohen tani kandidatët e tij, pas vendimit të KAS, Berisha tha se çdo fond i PD-së i përket Alibeajt. Ai tha se “lecka” e Ramës po përfion nga paratë e taksapaguesve shqiptar të cilët nuk e kanë votuar.

Ish kryeministri, Berisha ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

"Ata që kundërshtojnë, arrestohen brenda orëve. Narkotrafikanti i Bulqizës kishte dosjet palë palë prej 4 vitesh. I denoncuar për vjedhje monstruoze. Ishte unik sistemi i tij në botë për vjedhje. Nuk i futej gjemba në këmbë. Në momentin që deklaroi se do kandidonte dhe s’do pyeste partinë, i vunë prangat. Është akt politik, i mbajti dosjet për 4 vite të fshehura pastaj e shitën si sukses të drejtësisë."- tha Berisha.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi dje regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn. KAS ka vendosur që PD të dorëzojë dokumentet me firmën e Alibeajt. Me këtë vendim praktikisht KAS thotë se kryetari i komanduar i Partisë Demokratike do të duhet ta përfaqësojë këtë parti me atributet e plota të kryetarit, pra edhe duke firmosur deklaratën solemne por edhe duke dorëzuar korrigjuar të dhënat e kryetarit te kërkesa për regjistrim, tashmë jo emrin e Lulzim Bashës por emrin e Enkelejd Alibeajt. Pra, edhe në fletën e votimit emri në krah të Partisë Demokratike do të jetë Enkelejd Alibeaj. 

“Bashkë fitojmë” do të quhet koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën, Vangjel Dulen e Nard Ndokën në zgjedhjet e 14 majit. Arritja e marrëveshjes për koalicionin “Bashkë fitojmë” u bë pas ditësh të tëra negociatash e takimesh mes Berishës e Metës, Ndokës e Dules. Në koalicion të përfshirë nuk janë parti të tjera të spektit të djathtë, me të cilët kreu i Rithemelimit thotë se ka dakordësi politike për të mbështetur në terren kandidatët e dalë nga primaret për kryebashkiakë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
Me çfarë fondesh do bëhen fushatat e kandidatëve? Ja si përgjigjet Berisha

 

Ish kryeministri  Sali Berisha është pyetur nga gazetarja, Danjela Maloku se me çfarë fondesh do financohen kandidatët për bashkitë e vendit tani që ish kryeministri nuk ka parti. Ai u shpreh se do financohen me besimin e qytetarëve dhe nga disa donacione.

“Ali Basha dhe AliBrava janë sot shpërdoruesit më kryesor të fondeve publike në historinë e këtij vendi. Ata ndonëse përfaqësojnë vetëm interesat e tyre kriminale kanë marrë të gjitha fondet që i takojnë PD dhe i kanë shndërruar siç i kanë dashur vetë. Ato janë para nga taksapaguesit shqiptar por jo për veglat e Ramës. Rama u ka dhënë para pengjeve të veta.

Kandidatët e bazojnë fushatën te besimi i qytetarëve, do të ketë dhe donacione me mekanizma transparente. Nuk ka asnjë qindarkë, i marrin Lul Bravat. Paratë që paguajnë 62- mijë taksapaguesit shqiptar, i marrin vetëm ata të dy.”- tha Berisha.

Ora 12:46
PD 'u shtriu dorën' kandidatëve të primareve, Berisha u përgjigjet ashpër: Tregoni mjerimin tuaj, pengje të 700 mijë eurove

 

Ish kryeministri, Sali Berisha ka komentuar ofertën e bërë nga PD zyrtare për kandidatët. Berisha iu përgjigj ashpër thirrjeve të deputetëve të PD-së duke i cilësuar si pengje të Ramës të cilët tregojnë mjerimin e tyre.

“Të shpallësh kryetar atë që nuk është kryetar, do të thotë të pranosh të emëruarin e Edi ramës. Është shkelur çdo ligj dhe standard i këtij vendi apo i këtij narkoshteti. Të pretendosh që Alibeaj, që nuk është votuar kurrë, nuk është emëruar kurrë, nuk është votuar në asnjë forum të partisë, që nuk guxon të votohet se nuk merr asnjë votë, që është shndërruar në peng të Ramës, është krytar i PD, këtë e bën vetëm Edi Rama. Kjo do të thotë të kthehesh te opozita e emëruar.

Nuk ka asnjë vendim gjykate, që Alibeaj është kryetar partie. Ka një vendim gjykate, që Sali Berisha është kryetar partie. Por këtu nuk kanë rëndësi ligjet. Këtu ka rëndësi tmerri shpirtëror që ka Edi Rama dhe mendon se përmes Alibashës dhe Alibravës mund të shpëtojë nga 14 maji. Ky është një pseudoshtet. Detyrohet të shkruajë kryetar nënkryetar i autorizuar. Nuk ka, ka rregulla të prera statusore. 

Është një vegël e kapur në krim nga Edi Rama dhe ky është problemi i tij. Nuk ka lidhje me PD-në. Alibasha dhe Alibrava nuk kanë lidhje me PD-në. Janë të dy pengje të Edi Ramës dhe Edi Rama i përdor ata në mënyrën më të pamëshirshme. Sot do paraqisnim raportin për financimet e PD-së. 

Por ai që do e paraqiste është në një konferencë. Raporti qartëson se 700 mijë euro, asnjë qindarkë nuk ka hyrë në arkën e PD-së dhe nuk ka dalë nga arka e PD-së. Është një aktivitet i paligjshëm, financim rus apo tjetër, nuk mund të them, por nëse e thotë raporti i CIA-s, nuk mund të vihet në diskutim. Basha është peng në krim," tha Berisha.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahaaaa: 17/03/2023 18:44

    O Sali mavria nga te shkon lopa nuk te shkon dhia.. haj nje m*t tani.

    Përgjigju
  • Cubi: 17/03/2023 18:33

    Behet pyetja me cfar fondesh????????????? Absurde ka nje vit e gjysem qe harxhon dhe spo mbarojn. Po detyrimisht para te pista jan,para ruse e kushedi cfar. Edhe rezultati askush s'do tja dij. Ku eshte ky spaku qe ne shpresojm kaq shum????????????????????????? Kur do vij ajo dit qe keta qener te mos kakarisin me?????

    Përgjigju
  • aleksadros: 17/03/2023 17:07

    sa pere besimin e qytetareve ju kemi pare ne proteststa sa besmi kane qytetaret ne ty plere e kombit

    Përgjigju
  • Balo Bënça: 17/03/2023 15:57

    Shiko shikooo? Ato 700 mijë eurot e Metës të bënë ty të vrisje njerëz në bulevard o budalla,dhe je sot e kësaj dite i damkosur botërisht edhe prej këtij episodi,por na kujton ca para' që megjithë hetimet nuk u doli as pronari as i zoti... Kësaj i thonë ,ja ujku .. Joooo, eja të kërkojmë gjurmët!

    Përgjigju
  • Donika: 17/03/2023 14:33

    ti ke mar fund

    Përgjigju
  • Erjon: 17/03/2023 14:32

    ti je i humbur ne keto zgjedhje kshuqe mos bej fushate kot

    Përgjigju
  • Ani: 17/03/2023 14:30

    Po more sali po se sikur ste kemi njohur ty ne

    Përgjigju
  • Gezim: 17/03/2023 14:26

    asnje nuk ka besim tek ti o non grata

    Përgjigju
  • titi: 17/03/2023 14:13

    sali ti duhet te zhdukesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë