Rama: Asnjëri s’e mban ‘kalanë’ e PD, Berisha një i marrë që po e çon drejt humnerës! Qesharake të mendosh se unë, Erdogan, Vuçiç e Soros korruptuam SHBA-në

Rama: Asnjëri s’e mban ‘kalanë’ e PD, Berisha një i marrë që po e çon drejt humnerës! Qesharake të mendosh se unë, Erdogan, Vuçiç e Soros korruptuam SHBA-në

Kryeministri Edi Rama

Për kryeministrin Edi Rama, Sali Berisha është një i marrë që po e çon Partinë Demokratike buzë humnerës dhe sipas kreut të qeverisë është marrëzi se si ky person të kthehet në personin që predikon. 

Rama tha se situata brenda PD-së është një telenovelë e dhimbshme për këtë popull dhe për ata që vazhdojnë t’i besojnë protagonistëve të kësaj telenovele. Duke u përgjigjur akuzave të Berishës, në lidhje me lobimin e qeverisë për të shpallur Sali Berishën 'non grata', Rama tha se kjo është qesharake.

Ndër të tjera, teksa u pyet se kush do e mbajë ‘kalanë’ e PD, Rama tha ‘asnjëri’, pasi sipas tij Berisha dhe Basha kanë braktisur qëllimin e përbashkët. Rama theksoi se ish-kryeministri dhe kreu i PD janë hije që kacafyten ndërsa i quajti njërin bravë dhe tjetrin çelës.

'Kam thënë që nuk dua të hyj në komente të kësaj telenovele sepse është një telenovelë shumë e shpifur. Është shumë e shpifur. Është shumë e turpshme, është shumë e shëmtuar dhe është telenovela e një marrëzie që tanimë ka dalë komplet në sipërfaqe dhe që faktikisht nëse e sheh si shpaloset, me çfarë personazhesh dhe argumentesh është e dhimbshme për këtë vend, për këtë popull dhe mbi të gjitha për ata që i kanë besuar deri më tani, madje edhe protagonistëve të kësaj telenovele. Është një histori të marrësh. Kjo është qesharake. Është përtej luftës për pushtet.

Në vendin tonë pas 31 vjetësh liri dhe përpjekje të vazhdueshme për të ndërtuar një sistem demokratik të dalë një njeri non grata pasi ka qenë president, kryeministër dhe të damkoset si një nga personat që përbëjnë listën e zezë të SHBA kjo është shumë e dhimbshme dhe shumë e rëndë. Por që ky njeri tani të kthehet në personin që predikon shpëtim, kjo është marrëzi pastaj. Është tragjikomike. Është groteske. 

Po më kërkon opinionin tim apo ç’të bënte ai. Nga ana tjetër është marrëzia e atij tjetrit kështu që është një valle mes të marrësh në buzën e humnerës ku praktikisht do të bjerë PD, është opozita kryesore e Shqipërisë. Unë po të them është e shëmtuar, është qesharake. Është e shëmtuar në përmbajtje, që Shqipëria të ketë vërdallë një kufomë politike non grata dhe nga ana tjetër përballë kufomës politike të jetë një kufomë tjetër grata dhe këto dy kufoma të hedhin vallen e tyre në kurriz të një populli të tërë opozitar dhe të kondicionojnë jetën politike në Shqipëri me një spektakël që është për të qeshur dhe për të qarë'- tha Rama në Zonë e Lirë.

Kryeministri Edi Rama tha se Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë të lidhur në tre ngjarje të rëndësishme me njëri-tjetrin. Sipas Ramës ato janë lidhur me ngjarjen e rëndë të marrëveshjes së detit, korrupsionin në Rrugën e Kombit dhe ngjarjen e rëndë të 21 janarit.

Ndërsa edhe njëhere kreu i qeverisë është pyetur në lidhje me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka ndërsa theksoi se kush shkel në dërrasë të kalbur duhet të përballet me ligjin. Kryeministri theksoi se përgjegjësitë janë individuale dhe kushdo që shkel ligjin duhet të përgjigjet para drejtësisë.

“Nëse shkelin ligjin, të ballafaqohen me drejtësinë. Nuk merrem unë me këtë pjesë. Ata të cilët hetojnë nuk kanë kontestim për procedurën”-deklaroi Rama.

Sa i përket inceneratorëve, Rama tha se veprat janë aty dhe inceneratori është pronë e Bashkisë së Elbasanit. Ai theksoi se plehrat nuk shkojnë më në lumenj por kanë një vend të caktuar ndërsa këtë program e quajti histori suksesi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Rama: Basha dhe Berisha të lidhur me tre ngjarje të rëndësishme më njëri-tjetrin, po zbulojnë kush e ka fajin

1639774003_Screenshot3.jpg

Kryeministri Edi Rama tha se Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë të lidhur në tre ngjarje të rëndësishme me njëri-tjetrin. Sipas Ramës ato janë lidhur me ngjarjen e rëndë të detit, korrupsionin në Rrugën e Kombit dhe ngjarjen e rëndë të 21 janarit.

'Janë të lidhur me ngjarjen e rëndë të marrëveshjes me detin, të 21 janarit dhe korruspionit në Rrugën e Kombit. Tani po rikthehet në sytë e opinionit se kush e kishte fajin. Është një histori e tërë babë e birë, jo në formën e një atë vrasje të qartë, por në formën e një zhvillimi. Janë të dyja palët në një gënjeshtër të madhe dhe po përpiqen që t'i shesin publikut diçka që nuk është e vërtetë. Nuk i dëgjon njeri.'- tha Rama.

Ora 22:04
Kush do e mbajë ‘kalanë’ e PD? Rama: Asnjëri, Basha e Berisha janë hije që kacafyten! Kanë braktisur qëllimin e përbashkët

1639775213_ty.JPG

Kreu i qeverisë Edi Rama, foli këtë mbrëmje për situatën në Partinë Demokratike. Pyetjes se kush do e mbajë 'kalanë' e PD, Basha apo Berisha, Rama theksoi se kjo që po ndodh sot po e rrënon kalanë. Ndër të tjera kryeministri Rama theksoi se Basha e Berisha kanë 

"A do mbajnë kalanë, a do mbajnë gërmadhat e kalasë, nuk dihet. Kalanë s'do e mbajë asnjëri, por sherri, dhe ky është një proces që do shkojë në degradim të vazhdueshëm. Është cënuar legjitimiteti i të dyja palëve, dhe kanë braktisur bazamentin e lidershipit, që është qëllimi i përbashkët të atyre që udhëheqin dhe janë futur në rrugën e marrëzisë duke ndjekur njëri-tjetrin. Hijet janë hije që kacafyten në emër të së shkuarës. Njëri në emër të së shkuarës do të vijë, dhe tjetri në emër të së shkuarës do ta mbajë”-tha Rama.

Ora 21:43
Arrestimi i Kokës, Rama: Përgjegjësitë janë individuale, jo të PS-së! Ministrat ta kuptojnë, drejtësia vepron! Inceneratorët, histori suksesi

1639776385_hh.JPG

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe njëherë në lidhje me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka ndërsa theksoi se kush shkel në dërrasë të kalbur duhet të përballet me ligjin. Kryeministri theksoi se përgjegjësitë janë individuale dhe kushdo që shkel ligjin duhet të përgjigjet para drejtësisë.

“Nëse shkelin ligjin, të ballafaqohen me drejtësinë. Nuk merrem unë me këtë pjesë. Ata të cilët hetojnë nuk kanë kontestim për procedurën”-tha Rama.

Sa i përket inceneratorëve, Rama tha se veprat janë aty dhe inceneratori është pronë e Bashkisë së Elbasanit. Ai theksoi se plehrat nuk shkojnë më në lumenj por kanë një vend të caktuar ndërsa këtë program e quajti histori suksesi.

“Elbasani, Tirana dhe Fieri nuk kanë më ankthin se do digjen plehrat në natyrë. Durrësi po mbytej nga plehrat, pse s’ka më në lajme për plehrat? Ky program është histori suksesi. Në çdo histori suksesi  do ketë të tilla historira dhe kushdo që ka bërë diçka, të shkojë para drejtësisë”-tha Rama.

Rama tha se aty ku punohet nuk vidhet dhe kush vjedh, nëse kapet duhet të përgjigjet para drejtësisë ndërsa paralajmëroi edhe ministrat ku tha se drejtësia nuk është çështje fjalësh, por veprash.

“Kam përgjegjësi morale dhe politike për veten time kur akuzohem unë. Nëse mua më kërkon drejtësia si të pandehur, unë them që s’e lë këtë barrë në kurriz të partisë. Është njësoj si t’i thuash prindit që fëmija yt 40 vjeç ka bërë një gjë. Drejtësia ka fuqi për të goditur. Të gjithë ministrat duhet ta kuptojë që kjo është çështje fjalësh dhe veprash.”-deklaroi kreu i qeverisë.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PENIS KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 18/12/2021 09:25

    O Edi Rama si e quan üērgjegjësi individuale kur Lefter Koka ka qen pjes e ekipit që ti drejton. E si ka mundësi që ti si kapiten i skuadrës nuk e shikon që lojtari Jot Lefter Koka üo vjedh. Ti po të ishe burr duhet të jepje dorheqjen o mjeshtër üo ti ke të drejt që sjep dorheqjen se me ktë kodosh üopull që ke ti mir ja bēn o Edi kryekodosh komplet kaposh.

    Përgjigju
  • Paul: 18/12/2021 02:45

    Inceneratoret duhen ne cdo qytet te madh...trane.shkoder. korce.vlore. .lezhe..kukes..durres..sarande...POR JO INCENERATORI BEN 30.MILION..E JU RAMA E CONI 40 MILION SE DONI TE VIDHNI 10 MILION...PTU.RRACE E KEQE...

    Përgjigju
  • Paul: 18/12/2021 01:56

    Po si qenka histori suksesi inceneratoret...kur koka vjedh 3.7 milion eiro..kur ti i jep zotos 20 milion euro per inceneratorin e tiranes,,,e aty nuk eshte vendosur nje tulle....kur ti ishe kryeminister dhe nuk dije gje ...eshte njesoj sikur te marresh ne pune nje punetor..e ai te vjedhi...kur ti ke kamera.kontrollore e menaxhere. ..eshte e pamundur....ti ke ndare leket me koken..rama ...je hajdut I madh..shembe teatrin per te bere kulla ne tirane...per te pastruar parate e mafies...doje te beje 1 km rruge me 22 milion euro...doje te beje 22 km rruge me 257 milion euro..koncesionet me check up...shkatarrove uzine e ballshit ..ne perfundim eshte ne cdo tender ti do te vjedhesh..te zene fytin buka e shqiperise....z.edi rama...populli te mos e votoje me hajdutin e rregjur edi rama...

    Përgjigju
  • Kaso: 18/12/2021 01:14

    Nje film vizatimor per femije kishte si personazh nje qe i thoni Kiri Klloun! Ja qe qenka komplet prej verteti!

    Përgjigju
  • Jani: 17/12/2021 23:54

    Koka hengshin saliu me gjithe bashen...te dy jane kriminele dhe hajdute ....rama eshte vetem hajdut....

    Përgjigju
    • Hajduti: 18/12/2021 09:14

      Janis kriminelos Eshte krim edhe per te vjedhur tgjith kriminela jan

  • TR 1920: 17/12/2021 23:48

    Ju jeni me ju qr duke fillu që nga ty i pari e deri te punojsi funit politik si majtas e djathtas.JENI ME JU QR.KURR mos bofshi hajër

    Përgjigju
    • Loni: 18/12/2021 09:45

      Hahahahaha fix lale e ke gjet edhe un ndaj te njejtin mendim te perbashket me Tr1920

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës