Spektakolar e ka cilësuar gjenerali Dedë Prenga operacionin e zhvilluar nga SHBA për arrestimin e Nicolas Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores duke theksuar nivelin e lartë të koordinimit mes forcave detare, tokësore dhe ato ajrore.
I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Prenga nënvizoi se operacioni është mbështetur edhe nga një bashkëpunim i ngushtë me shërbimet e fshehta, të cilat kanë siguruar informacion gjatë gjithë fazës së përgatitjes së operacionit.
‘Është operacion spektakolar për mënyrën e kordinimit dhe të bashkëpunimit. Forca detare, detare dhe ajrore. Komanda jepej nga një avion nëpërmjet asaj pike shpërndahet informacioni në kohë reale dhe arrin që komandat respektive në operacion janë gati që të ndërhyjnë dhe secili të dijë në kohë reale se çfarë duhet që të bëjë. Kjo është për mua spektakolare.
Ka pasur edhe një koordinimi real edhe me shërbimet e fshehta që kanë marrë informacion gjatë kohës së pregatitjes. Ishte thënë se do të bëhej para 4 ditësh por për shkak të kushteve të motit të keq u shty në kohë. Shërbimet e fshehta edhe në kohë paqe punojnë non stop aq më tepër në një operacion të tillë. janë informacione të klasifikuara që shumë pak i dinë, kur bëhet publik informacioni atëherë çështja ka mbaruar është mbyllur’, tha ai.
Profesori i Ekonomisë Adrian Civici ka komentuar rëndësinë e Venezuelës në sektorin e naftës në botë. Sipas Civicit, Venezuela ka potencial të madh për t’u shndërruar në një faktor kyç në tregun ndërkombëtar të naftës.
‘Venezuela ka rezerva të mëdha nafte po është naftë që kërkon shumë përpunim. Venezuela mund të jetë një faktor kryesor tek nafta. Ka të gjitha potencialet dhe një rol strategjik me vendet e tjera. Sektori i naftës kontrollon një shumëllojshmëri rrjetesh, nuk është vetëm çështja se kush e kontrollon Venezuelën. Nafta ka rol kryesor në energji.
Çfarë do të ndodhë me naftën në Venezuelë? Sektori është shtetëror, jo vetëm për amerikanët, por edhe për europianët. Investimet në teknologji janë minimale, gjithçka është e deformuar. Kjo është një strategji e re, duke u përmbajtur ndaj Kolumbisë dhe Kubës. Në këtë aspekt, Venezuela përbën një nyje të rëndësishme dhe mund të japë një zgjidhje në rolin e naftës. Shtetet po luftojnë për të marrë kontrollin’, tha Civici.
Analisti Ilir Alia shpjegoi se nuk ka shkelje të të drejtave kombëtare në rastin e arrestimit të Maduros.
‘Nuk ka shkelje ligjore në të drejtat kombëtare në rastin e Maduros, dhe kjo është më se e saktë. Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e ndau botën në dy pjesë, dhe sot po kthehemi në një situatë të ngjashme me Luftën e Ftohtë.
Maduro nënshkroi një marrëveshje specifike me Kinezët për naftën dhe përpunimin e saj. Një ditë para arrestimit ai u takua me përfaqësuesit kinezë. Ajo që po bën Trump është që askush nuk mund të hyjë në oborrin e tij; ai po vepron duke u bazuar në doktrinën e tij’, tha Alia.
Gazetari Flamur Vezaj tha se akuzat që janë ngritur ndaj Maduros janë akuza shumë të rënda.
“Akuzat ndaj tij tashmë janë të shumta. Për trafikim ndërkombëtar droge, akuza e dytë është për akte terroriste, akuza e tretë është për bashkëpunim me terroristët, komplot dhe shpërndarje droge. Gjithashtu, rëndojnë akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Në seancë gjyqësore ai i hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar se është presidenti legjitim i Venezuelës, ndërsa prokurori ja ndërpreu të drejtën e fjalës. Gjyqi i tij është shtyrë për më 17 mars 2026. Po ashtu, është akuzuar edhe bashkëshortja e tij, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai. Po me të njëjta akuza’, tha ai.
Komente










