1767606043_nicolasmaduroguerranicolasmaduro.JPG

Pas kapjes së Nicolás Maduro nga forcat amerikane dhe transferimit të tij në një burg federal në Nju Jork, djali i tij, kongresmeni Nicolás Maduro Guerra, publikoi një mesazh në të cilin foli për "tradhti" brenda rrethit të ngushtë të pushtetit dhe u bëri thirrje mbështetësve të Çavizmit të vazhdojnë mobilizimet e tyre në rrugët e Venezuelës.

"Historia do të tregojë se kush ishin tradhtarët, historia do ta zbulojë", deklaroi ai në një regjistrim audio të postuar në mediat sociale, shkruan La Stampa.

"Do të na shihni në rrugë, do të na shihni përkrah popullit, do të na shihni duke ngritur flamurin e dinjitetit", shtoi politikani 35-vjeçar, i cili është ndër ata të shënuar nga SHBA-të në rastet e trafikimit të drogës.

Vendndodhja e "Nicolasito", siç njihet edhe djali i Maduro-s, është aktualisht e panjohur.

Asnjë zëdhënës i Çavistëve nuk ka zbuluar vendndodhjen e tij ose nëse ka personel sigurie apo mbrojtës.

Për më tepër, nuk ka pasur raportime për praninë e tij publike që nga nata e operacionit që çoi në kapjen e Maduro-s, as për pjesëmarrjen e tij në demonstratat në mbështetje të "Çavizmës" të mbajtura në Karakas.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro do të paraqitet sot (e hënë) në gjykatë në New York pas arrestimit të tij nga ushtria amerikane.

Ai ndodhet në Qendrën Metropolitane të Dënimit në Brooklyn, një institucion i mbipopulluar që njihet për incidentet e dhunshme.

Seanca dëgjimore do të mbahet përpara gjykatësit Alvin Hellerstein, tha Gjykata e Distriktit Jugor të New York.

Maduro përballet me akuzat për drogë dhe armë, një çështje që qeveria e ka ndjekur në gjykatë prej 15 vitesh dhe presidenti është konsideruar i pandehur prej 6 vitesh.

Presidenti venezuelian u kap më 3 janar në rezidencën e tij në Karakas, nga forcat amerikane, në kuadër të operacionit “Maduro out”.


Lajmi kryesor:

Donald Trump: Kemi nën kontroll Venezuelën! Gati për një mision edhe në Kolumbi/XI Jinping: Veprimet arrogante po ndikojnë rendin global!