Një ditë pas sulmit amerikan në Venezuelë dhe kapjes së Nicolas Maduro dhe gruas së tij, sekretari i Shtetit Marco Rubio thotë se SHBA nuk është në luftë me Venezuelën, por është "kundër organizatave të trafikut të drogës". Në një intervistë për NBC, Rubio tha se administrata Trump nuk e informoi Kongresin për operacionin ushtarak në Venezuelë sepse nuk ishte një pushtim. "Nuk ishte e nevojshme sepse ky nuk ishte një pushtim", deklaroi ai, duke e përshkruar kapjen e udhëheqësit venezuelian Nicolas Maduro si një "operacion të zbatimit të ligjit" dhe duke shpjeguar se ai u "arrestua në terren nga agjentë të FBI-së".

Rubio tha se Delcy Rodriguez, e cila mori kompetencat e Maduros, nuk është “presidentja legjitime e Venezuelës”, pasi Shtetet e Bashkuara nuk e konsiderojnë legjitim regjimin që aktualisht është në pushtet në Karakas. Rubio deklaroi se e kupton që sot në Venezuelë ka persona “që realisht mund të sjellin ndryshime”. Por ai theksoi se kjo është diçka krejt tjetër nga njohja e legjitimitetit të qeverisë venezueliane, e cila sipas tij  duhet të vijë përmes një periudhe tranzicioni dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira.

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes së Venezuelës, Vladimir Padrino López, deklaroi se autoritetet venezueliane e refuzojnë “rrëmbimin frikacak të presidentit kushtetues dhe komandantit të përgjithshëm” Nicolas Maduro dhe se, në respektim të vendimit të Gjykatës Supreme, e njohin emërimin e Delcy Rodríguez si presidente. Padrino pretendoi se një pjesë e madhe e ekipit të sigurisë së ish-presidentit Maduro u vra gjatë operacionit amerikan që çoi në kapjen e tij të shtunën. Ai nuk dha një shifër të saktë për numrin e viktimave, por tha se u vra edhe roja e sigurisë së Maduros. New York Times raporton se 80 persona mbetën të vrarë nga sulmi amerikan. 

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi drejtpërdrejt Delcy Rodríguez, duke deklaruar se nëse ajo “nuk bën atë që është e drejtë, do të paguajë një çmim shumë të lartë, ndoshta më të lartë se ai i Maduros”. Lidhur me të ardhmen e Venezuelës, ai tha për median amerikane The Atlantic se "ndryshimi i regjimit, sido që të doni ta quani, është më i mirë se ai që keni tani. Nuk mund të bëhet më keq".

Shtetet e Bashkuara ngritën dje 150 avionë ushtarakë drejt Karakasit pasi kishin bërë me saktësi të pashembullt planin për arrestimin e presidentit të Venezuelës. Për muaj të tërë, ata monitoruan çdo lëvizje të Maduros, i cili u arrestua pa arritur të mbyllë derën e dhomës së çelikut ku tentoi të arratisej. Si në një film hollivudi, presidenti Trump ndoqi drejtpërdrejt operacionin nga rezidenca e tij në Florida.  

Nicolas Maduro dhe Cilia Fortes u dërguan në Qendrën e Paraburgimit të Brooklyn dhe sipas zyrtarëve, të hënën ai pritet të paraqitet për herë të parë në gjykatën federale të Manhattanit për tu përballur me akuzat për komplot për të kryer narko-terrorizëm dhe importim kokaine, posedim të mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese kundër SHBA-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
‘Operacion i ekzekutuar në mënyrë të përsosur’, Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së: Kapja e Maduros kërkoi muaj të tërë koordinimi

Foto:Pam Bondi

Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi ka deklaruar se operacioni për kapjen e Maduros kërkoi muaj koordinimi, planifikim të detajuar dhe ekzekutim të pandërprerë në të gjithë komponentët e qeverisë federale.

“Ky ishte një operacion i ekzekutuar në mënyrë të përsosur me bashkëpunim dhe besim intensiv midis ekipit të Presidentit Trump. Misioni u krye për të mbështetur një ndjekje penale në vazhdim të lidhur me trafikimin e narkotikëve në shkallë të gjerë dhe veprat penale të lidhura me to që kanë nxitur dhunën, kanë destabilizuar rajonin dhe kanë kontribuar drejtpërdrejt në krizën e drogës që ka marrë jetë amerikanësh”, tha Bondi.

Bondi vëren se SHBA-të ndoqën çdo mundësi të ligjshme për të zgjidhur çështjen në mënyrë paqësore, por këto oferta u refuzuan nga Maduro.

Ora 21:59
Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë

1767560610_aa.JPG

"Shoh shumë kritika në lidhje me naftën. Rreth 20 vjet më parë, Venezuela shpronësoi pronat amerikane të naftës dhe deri vonë, i përdori ato për t'u pasuruar dhe për të financuar aktivitetet e saj narko-terroriste. E kuptoj ankthin në lidhje me përdorimin e forcës ushtarake, por a duhet ta lëmë një komunist të na vjedhë në hemisferën tonë pa bërë asgjë? Fuqitë e mëdha nuk sillen kështu."

Kjo është ajo që shkroi zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance në një postim në X, duke iu përgjigjur shqetësimeve, kryesisht që burojnë nga baza MAGA e Trump, në lidhje me operacionin ushtarak në Venezuelë.

"SHBA-të, falë lidershipit të Presidentit Donald Trump, janë përsëri një fuqi e madhe. Të gjithë duhet ta marrin parasysh", përfundon Vance.

Ora 20:49
Ministri i Jashtëm i Venezuelës: Kushdo që sulmon vendin tonë, sulmon Amerikën Latine

Foto: Yvan Gil

"Agresioni kundër Venezuelës është një sulm kundër të gjithë Amerikës Latine." Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm Venezuelian, Yvan Gil, e deklaroi në samitin e jashtëzakonshëm të Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC), të mbledhur sot me kërkesë të Brazilit.

 "Sot ishte Venezuela, por nesër mund t'i ndodhë çdo vendi tjetër që vendos të ushtrojë sovranitetin e tij", paralajmëroi Gil.

Ai deklaroi se CELAC - një organizatë e përbërë nga 33 vende që përfshin gjeografikisht Meksikën dhe Argjentinën - "nuk duhet të përçahen".

"Ose qëndroni në anën e së drejtës ndërkombëtare ose qëndroni në anën e ligjit të më të fortit", shtoi ai, duke i bërë thirrje më pas organizatës të "kërkojë rivendosjen e menjëhershme të ligjshmërisë ndërkombëtare, e cila kërkon tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake amerikane në Karaibe që kërcënojnë paqen rajonale dhe lirimin e menjëhershëm të presidentit kushtetues të Republikës Bolivariane të Venezuelës, Nicolás Maduro Moro".

Ora 20:46
Kaja Kallas drejtuar 26 vendeve të BE-së: Respektoni të drejtën e popullit të Venezuelës për të përcaktuar të ardhmen e vet

1763279285_kajakallas.webp

“BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se Nicolas Maduro nuk ka legjitimitetin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe ka mbështetur një tranzicion paqësor drejt demokracisë të udhëhequr nga venezuelasit në vend, duke respektuar sovranitetin e tij.”

Kjo është sipas një deklarate të nënshkruar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme Kaja Kallas dhe vendet anëtare të bllokut, përveç Hungarisë, e cila thekson se e drejta e popullit venezuelian për të përcaktuar të ardhmen e vet duhet të respektohet.

Ora 20:13
Sulmi i SHBA në Venezuelë, New York Times: Numri i viktimave ka arritur në 80

Foto nga sulmi i SHBA në Venezuelë

Numri i të vdekurve nga sulmi amerikan në Venezuelë një ditë më parë është rritur në 80

Sipas raportimit të New York Times kjo shifër është dyfishi i vlerësimit të mëparshëm.

Po ashtu sipas burimeve të gazetës numri mund të rritet në ditët në vijim.

Ora 18:47
Trump paralajmëron zëvendësen e Maduros: Rodriguez duhet të bëjë gjënë e duhur ose do të paguajë një çmim të lartë

1767548904_donaldtrump.avif

Foto: Donald Trump

Presidenti amerikan gjatë një interviste për The Atlantic, ka deklaruar se nëqoftëse Delcy Rodriguez nuk bën gjënë e duhur do ta paguajë shtrenjtë, madje më shumë se Maduro.

“Nëse Delcy Rodriguez nuk bën atë që është e drejtë, ajo do të paguajë një çmim shumë të lartë, ndoshta më të lartë se Maduro”, tha Donald Trump.

Ora 18:40
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork
1767548553_alvinhellerstein.jpgAlvin Hellerstein

Në sallën e Gjykatës Federale të Manhatanit, përballë Nicolas Maduro do të ulet një gjyqtar me dhjetëra vite përvojë dhe reputacion të fortë në çështjet më të ndjeshme të drejtësisë amerikane.

Alvin Hellerstein, 92 vjeç, hebre ultraortodoks dhe një emër i njohur në sistemin federal, është zgjedhur për të kryesuar një nga proceset më të bujshme ndërkombëtare të viteve të fundit.

I lindur në Nju Jork në vitin 1933, Hellerstein ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të respektuar. Ai ka studiuar në Universitetin Columbia, ku ka përfunduar si studimet universitare ashtu edhe ato në drejtësi, përpara se të shërbente në Trupën e Avokaturës së Përgjithshme të Ushtrisë amerikane. Më pas, për 25 vite ai punoi në prokurorinë e Manhatanit, e konsideruar si zyra më e fuqishme penale në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 1998, Hellerstein u emërua gjyqtar federal nga presidenti i atëhershëm Bill Clinton. Që prej asaj kohe, ai ka drejtuar çështje të profilit të lartë që lidhen me financat, terrorizmin dhe paditë civile më të ndërlikuara, përfshirë procese të lidhura me sulmet e 11 shtatorit. Ai njihet për vendime të gjata, të argumentuara në detaje dhe për një qasje të rreptë ndaj provave dhe procedurës.

Në maj të vitit të kaluar, Hellerstein ishte ndër gjyqtarët që e shpallën të paligjshme përpjekjen e administratës Donald Trump për të përdorur ligjin Alien Enemies Act të vitit 1798 për deportimin e emigrantëve venezuelas pa proces të rregullt ligjor.

Tashmë, Hellerstein do të përballet me një çështje edhe më të ndërlikuar. Sipas Prokurores së Përgjithshme amerikane Pam Bondi, Maduro dhe bashkëshortja e tij Cilia Flores do të gjykohen për katër akuza të rënda, përfshirë komplot për narko-terrorizëm, komplot për importim kokaine, si dhe posedim të armëve automatike dhe pajisjeve shpërthyese.

Me një gjyqtar 92-vjeçar në krye, procesi ndaj Maduro-s pritet të jetë jo vetëm një betejë ligjore, por edhe një moment simbolik për drejtësinë amerikane.

Ora 18:36
Sulmi i SHBA në Venezuelë, Ministri i Mbrojtjes: Roja e sigurisë së Maduros u vra me gjakftohtësi

Foto: Vladimir Padrino Lopez

Një pjesë e madhe e ekipit të sigurisë të Nicolas Maduro u vra gjatë bastisjes amerikane në Venezuelë që çoi edhe në kapjen e udhëheqësit, tha Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Gjenerali Vladimir Padrino Lopez, në një deklaratë televizive.

Edhe pse nuk dha një shifër të saktë Lopez denoncoi vrasjen "me gjakftohtësi" të oficerit të sigurisë së Nicolas Maduros, duke mos dhënë detaje të tjera.

Ora 18:23
Arrestimi i Maduros/ Ministri i Mbrojtjes së Venezuelës: Ne e njohim presidencën e Rodriguez! Rubio: Ajo nuk është legjitime

Pas arrestimit të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro nga SHBA, tashmë Venezuela është në duart e zv.presidentes Delcy Rodríguez.

Shefi i ushtrisë dhe ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino López, deklaroi se forcat e armatosura i qëndrojnë besnike vendimit të Gjykatës Supreme dhe e njohin emërimin e Rodríguez si presidente e përkohshme.

‘Ne e hedhim poshtë rrëmbimin frikacak të presidentit kushtetues dhe komandantit tonë të përgjithshëm, Nicolas Maduro. Në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme, ne e njohim emërimin e Delcy Rodríguez’, tha Vladimir Padrino López, shefi i ushtrisë dhe Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës.

Por, Sekretari i Shtetit Marco Rubio beson se presidentja e përkohshme Delcy Rodríguez nuk është presidentja legjitime e Venezuelës, sepse Shtetet e Bashkuara nuk e konsiderojnë regjimin aktual legjitim.

Në një nga intervistat e tij televizive, Rubio shpjegoi se e kupton që sot në Venezuelë ka njerëz që në të vërtetë mund të sjellin ndryshime. Por ai sqaroi se kjo është e ndryshme nga njohja e legjitimitetit të qeverisë venezueliane, e cila do të vijë nga një periudhë tranzicioni dhe zgjedhje. 

Ora 16:58
Administrata e Trump u drejtohet kompanive amerikane të naftës: Investoni në Venezuelë nëse doni të rikuperoni asetet e konfiskuara

1764754206_flamuriishba.jpg

Administrata e presidentit Donald Trump u ka thënë kompanive amerikane të naftës se nëse duan të rimarrin asetet e sekuestruara nga regjimi në Venezuelë, duhet të përgatiten për t'u kthyer në vend dhe për të investuar ndjeshëm për të ringjallur industrinë lokale të naftës.

Raportet e medias amerikane theksojnë se oferta e Trump për kompanitë kryesore të naftës ka qenë në tryezë për 10 ditë, por deri më tani është pritur ftohtë. Aktualisht, vetëm Chevron është në Venezuelë, një vend me rezerva më të mëdha se Arabia Saudite.

Pastaj është çështja e kërkesës për naftë, bota është shumë më pak e interesuar se në të kaluarën, duke i bërë kompanitë e mëdha skeptike për investime të mëdha.

Ora 16:22
I cilësuar i neveritshëm, ç’duhet të dini për burgun ku po mbahet Maduro! New York Times: Ai refuzoi ultimatumin e Trump për të marrë azil në Turqi

1767540435_brooklyn.avif

Foto: Qendra Metropolitan e Paraburgimit në Brooklyn

Në fund të dhjetorit, Nicolas Maduro e refuzoi një ultimatum nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për të lënë detyrën dhe për të shkuar në Turqi, raporton New York Times duke cituar disa burime amerikane dhe venezueliane të përfshira në bisedimet e tranzicionit.

Pas operacionit të SHBA-së në Venezulë një ditë më parë Maduro, është transferuar nga jeta e tij luksoze në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit (MDC) në Brooklyn.

I përshkruar si “i neveritshëm” me kushte “të tmerrshme”, MDC është i njohur për mungesën kronike të personelit, dhunën ndaj të burgosurve dhe ndërprerjet e energjisë elektrike.

I ndërtuar në vitet 1990 për të luftuar mbipopullimin e burgjeve, ky objekt ka strehuar njerëz, përfshirë këngëtarin R. Kelly , “Pharma Bro”, Ghislaine Maxëell, ish-mahikantin e kriptomonedhave Sam Bankman-Fried dhe manjatin e muzikës Sean “Diddy” Combs. I dyshuari për udhëheqësin e kartelit Ismael “El Mayo” Zambada Garcia u mbajt gjithashtu atje ndërsa priste gjyqin për vrasje dhe akuza për trafik droge.

“Është një vend shumë i vështirë për të qenë i burgosur”, argumentoi avokati i Combs, Marc Agnifilo, në gjykatë në fund të vitit 2024, duke i thënë gjyqtarit se do të ishte e vështirë për klientin e tij të përgatitej për gjyqin nëse do të vendosej atje.

Dhuna mund të jetë një kërcënim i vazhdueshëm. Një i burgosur u godit me thikë për vdekje në qershor 2024 dhe një tjetër vdiq në një sherr një muaj më vonë.

Një ndërprerje e energjisë elektrike në vitin 2019 i zhyti të burgosurit në errësirë ​​pothuajse të plotë në temperatura të ulëta për një javë. Incidenti nxiti një hetim të Departamentit të Drejtësisë që rezultoi në një zgjidhje prej 10 milionë dollarësh për 1,600 të burgosur të prekur.

Ora 15:32
Arrestimi i Maduros, Rubio: SHBA-të janë të gatshme të bashkëpunojnë me udhëheqësit venezuelianë

1763929458_aa.JPG

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me udhëheqësit e mbetur të Venezuelës nëse ata marrin "vendimin e duhur", tha sot Sekretari i Shtetit Marco Rubio, një ditë pasi një operacion ushtarak amerikan kapi dhe rrëzoi presidentin e vendit, Nicolas Maduro.

"Ne do të gjykojmë gjithçka nga ajo që bëjnë ata dhe do të shohim se çfarë bëjnë. Jam i sigurt për këtë: Nëse ata nuk marrin vendimin e duhur, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë', shtoi ai.