Arrestimi i mjekëve në Shkodër, kolegët në protestë: Të rishikohen masat, përshkallëzojmë aksionin

Arrestimi i dy mjekëve në Shkodër dhe shpallja në kërkim e një tjetri me akuzën se blenë ilaçe me shumë sesa nevojiteshin me qëllim përfitimin, ka ngritur në protestë kolegët e tyre. Përpara Spitalit të Shkodrës, mesditën e sotme u mbajt një protestë nga mjekë dhe infermierë.

Ata e konsideruan të paprecedentë arrestimin e mjekëve, ndërsa paralajmëruan përshkallëzimin e protestës nëse masat nuk rishikohen. Sipas tyre, arrestimi i mjekëve ka bërë që dhjetëra pacientë në repartin e hemodinamikës janë pa shërbim. 

 

Ne mjekët e spitalit rajonal Shkodër, kontestojmë masën ekstreme të arrestimit të personelit të spitalit rajonal Shkodër. Pa u zgjatur në arsyetimet e prokurorisë, i kërkojmë këtij institucioni të rishikojë masat e marra. Për faktin, se bluzat e bardha që janë ndaluar përfaqësojnë figura të rëndësishme që mbulojnë shërbime shëndetësore si Hemodinamika dhe ndërhyrjet invazive për sëmundjet e zemrës, që rrezikojnë jetën e njerëzve. Që sot, banorët e qarkut Shkodër dhe rajoni i veriut janë të pambuluar për shërbimin e hemodinamikës dhe sëmundjeve të zemrës. Në kushtet e mungesës së mjekëve specialistë, mungesa e mjekëve të ndaluar është jetike.

Protesta e mjekëve sot në Spitalin e Shkodrës

Pas një hetimi dymujor te Prokurorisë Shkodër në bashkëpunim me drejtorinë e policisë me kërkesë të Prokurorisë Shkodër, një ditë më parë u caktua masa arrest me burg dhe u pezullua nga detyra mjekët Përparim Çela, Luan Dragusha, farmacistja Karmen Kaculini dhe infermeririn Renato Kepi. Ata akuzohen se kanë marrë në dorëzim medikamentet për repartin e Hemodinamikës në kundërshtim me kushtet e kontratave të lidhura në vitin 2016-2017.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardian: 20/09/2018 13:50

    Bravo mjekeve per mbeshtetjen ndaj kolegeve , pasi e meritojne . Kane kriju nje standart qe spitali i Shkodres nuk e ka ngahera .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari