Vdekja e nënës pas lindjes, bluzat e bardha në protestë: Mjekët e arrestuar janë të nderuar në punë (VIDEO)

Mjekët e Elbasanit kanë dalë në protestë, në shenjë solidarizimi me dy kolegët e tyre, të arrestuar ditën e djeshme pas vdekjes së 25-vjeçares. Arrestimin e mjekut kardiolog, Mehmet Ibaj dhe reanimatorit Nikollaq Thana, bluzat e bardha e kanë cilësuar si një masë ekstreme dhe shumë të nxituar.

"Shprehim indinjatën dhe shqetësimin maksimal , një masë ekstreme e marrë ndajë tyre. Është një nxitim i policisë, pasi janë jo vetëm mjek të nderuar, por janë edhe më të përkushtuar. Janë arrestuar para se të dalin rezultatet e autopsisë mjeko-ligjore, ku përcaktohet shkaku i vdekjes se 25-vjeçares. Është për të ardhur keq që policia tregohet kaq e shpejtë për arrestimin e bluzave të bardha që shpëtojnë pa fund jetë, pa pasur fakte. Jemi të shokuar nga prangosja pa asnjë fakt. Policia nuk është treguar aq e shpejt kur iu është kërcënuar jeta, ose kur janë penguar në krye të detyrës", thuhet në deklaratën zyrtare të mjekëve të Elbasanit.  

Ditën e djeshme humbi jetën, një orë pas lindjes, 25-vjeçarja Rexhina Debrova. Pasi Debrova pësoi arrest kardiak, mjekët gjinekologë kanë kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë për problemet e hasura me zemrën, por familjarët thonë se mjeku kardilog ka mbërritur një orë me vonesë. Lidhur me pretendimet e familjarëve ka pasur edhe një reagim zyrtar nga ana e Drejtorisë së spitalit rajonal të Elbasanit, në të cilin theksohej se pacientja që humbi jetën ka ardhur në spital me barrë të vonuar 42-javëshe. Fëmija është shëndoshë e mirë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nene: 25/04/2019 13:42

    Cdokush nga ne ka pasur te pakten 1 here te perballet me bluzat e bardha. Ne shtet, eshte kafsherore maredhenia pacient-bluze e bardhe. Edhe nga privatet kemi plot ankesa. Kam pasur te njejtin komplikacion 1 muaj para lindje. Bera vizitat dhe analizat tek spitali Amerikan. Nuk moren asnje mase, pasi doli pergjigja e analizave. U detyrova te komunikoj personalisht me miq doktore te cilet e bene alarmante gjendjen, dhe me thane te shkoj tek urgjenca me e afert. Marteniteti shprehej nuk eshte ceshtja me te cilen ne merremi, urgjencat e spitaleve shpreheshin se isha shtatzene dhe vetem ne maternitet mund te shtrohesha.... Pas shume perpecish, kur me erdhi dita per te lindur, i tregoja doktorit dhe anestezistit problemin qe kisha, qe te merrej ne konsiderate.... O zot kur e kujtoj. Ketu eshte kafsheri. Si nata me diten eshte ndryshimi i trajtimit te pacienteve jashte shtetit shqiptar. Duhet urgjent te merren masa serioze. Mjekesia shqiptare nuk e meriton kete emer. Protestat e maskarenjve mjeke eshte per te qeshur dhe qare. Jane rreze drite larg profesionit te mjekut. Nuk kane asnje lloj komunikimi verbal. Nuk kam fjale per ta pershkruar situaten. Shteti shqiptar po e vdes me shpejtesi marramendese individin shqiptar. Ne cdo kendveshtrim!!!

    Përgjigju
  • Riflo: 24/04/2019 12:29

    Kur gabon nje avokat humbet gjygji, kur gabon nje inxhinjer bie catia, kur gabon nje hidraulik cahet tubi, po kur gabon nje mjek cfar ndodh??? Nuk jane njerez mjeket nuk gabojne asnjeher? Nuk ju ka rastis ne punen tuaj te beni gabime? Iken 60-70% e infermierve ska prob se i zevendesome me te rinj do vuajm pak ne fillim do na nxijne doren po nuk u bo qameti. Po sikur te na ikin keta mjeke qe kemi??? Do vdesim ti gjithe, jo njeri qe kishe fatin e keq. Mjeket po na mbajn gjall o njerez shyqyr qe i kemi. A ka raste abuzive *sa te duash. Po jo me i fut te gjithe ne nje thes, te ruhen dhe te denohen keto raste. Jo te friksohen mjeket, se po na iken na mori lumi

    Përgjigju
    • Lexues: 25/04/2019 08:29

      Kur gabon nje profesionist i paguan demshperblim financiar pales se demtuar. Kur ka neglizhence ose dashakeqesi shkohet edhe ne burg. Ndodh keshtu ne cdo vend normal. Per nje jete njerezore te humbur 300 mije euro demshperblim familjareve s’jane asgje. Le te shesin vilat e makinat e te paguajne.

  • GONI: 24/04/2019 03:39

    ISHALLA JU NDODHE DHE DOKTOTEVE KJO GJE NE FEMIJET E TYRE .....

    Përgjigju
  • Durrës: 24/04/2019 01:10

    Nuk ka njerez me te rendomt se mjeket ose me sakt lekistet.. Shkon per vizit tek spitali shteteror te trregojn deren e spitaleve privat qe Po vet mjeket e ktyre te fundit punojn aty ( qe pacienetet I qujn Klient ) Skemi pa nai her vizita falas,mbase esht hyrja falas.. Plus qe nuk i gjen asiher ne dhomat qe duhet te presin pacienet pot ti duhet te presesh doktorin jasht pasi ke bo cmos qe ai te vi te vizitoj

    Përgjigju
    • Gim: 01/11/2019 16:59

      Hello. Ai per te cilin ti e quan te rendomte...minimalisht ka 6 vite shkolle te larte dhe 4 vite specializim ... shikoje veten ne pasqyre dhe pyete nese ne rastin me te mire paske gjithsej 5. Po le te vazhdojme.. nese ti qe paske 5vite, kaq shume, shiko veten ne pasqyre dhe thuaj mbas 5viteve cfare dije te beje ne zanatin tend... ja po ta them un - HIÇ. Me kundershto po munde. Ather kthehemin tek mjeku kushdo qofte i mire i shkelqyer ose i keq i rendomte cdo njeri prej tyre per minimalisht 10 vjet cdo dite te jetes tyre i eshte bere lavazh n tru PER TE SHPETUAR JETEN E PACIENTIT. Pra kur ti fle gjum te qete i duhet mjekut te zgjohet te shkoj ne spital dhe te gdhihet me nenen motren vellain apo babain tend ose te dikujt tjeter, per cfare po e ben kte?! Per ke po e ben?? Ne emer te kujt ky njeri shpeton jete njerzish??? Mos vall ti barazon 2mij lekshin apo ne rastin me te mire 5mij lekshin qe ja fut me deshire ne xhep edhe kur sta kerkon dhe madje e zhyt fort doren per te treguar qe doktor ja ku po te shperblej... per cfare? Me cfare ti krahason jeten e te afermit tend?!. Fatkeq ajo grua qe humbi jeten fatkeq dhe faqezi ai burr qe betohet per hakmarrje mbi mjeket, fatkeq, faqezinj dhe te poshter kjo shoqeri qe doren qe vjen per ndihme e godasin, percmojne, pergojojne. Po le ti zhdukim te gjith mjeket per nje moment (largqofte) te derguarit e zotit per detyren fisnike te ndihmeses me aq sa kane mundesine, cfare mendoni se do ndodh?: JU do ju zgjatet jeta?..do beheni me te mire?.. do beheni me qytetar?.. Fatkeqsisht JO. Mendoni o njerez qe dikur do vdesim te gjithe ska njeri te pavdekshem, ajo zonje qe humbi jeten nuk ja morri mjeku per te shtuar te veten, po te mos ishte mjeku a do vdiste? Ju do thoni Po do vdiste por mjeku duhet ta shpetonte...e kush mendon qe ai apo ata mjek nuk donin ta shpetonte... Kte e thote dhe e mendon vetem nje dritshkurter nje dashakeq qe i jan verbuar syte dhe nuk sheh e degjon vec ate pjes te vogel e te ndyre ne zemren e tij. NJEREZ behuni pozitiv dhe shikoni mundesite e ketyre njerzve qe na rrethojne e sherbejne.

  • $$$$$: 23/04/2019 21:43

    Doktorret jan shtresa me e ulet e shoqeris jan njerez te rendomt..

    Përgjigju
  • genti: 23/04/2019 17:43

    hak mor ja kan bo se jan mjek shkerdhata jo te gjith pro e shumta e mjekve esht tja qr e kam plakun invalid me nji kom dhe po nk I dhe lek nk e shofin me sy dhe kur shkon e ankohesh ne rajon as qe e rrujn fare per te mar masa per ti shkarku e kur I thun qe do shkoj ta terheq zvarr mas makine pasaj ta sjellin fugonin me sekonda

    Përgjigju
  • dodo: 23/04/2019 14:13

    Solidarizim me krimin? Ueee, kush s eshte kriminel ne kete shtet?

    Përgjigju
    • Erjon: 23/04/2019 15:05

      Po ky Mehmeti as e meriton te jete me mjek se pse eshte nje pijanec dhe duhet ti hiqet e drejta te ushtroj profesionin. Per me teper ky kerkon para nga pensionistet madje ! Mendoj se mire ja bene qe e arrestuan.

    • Doktoret: 23/04/2019 14:57

      Ti mendon se ne dalim te vrasum njerez zoteri ne mengjes. Spitalet skane stafe. Kane ikur te tere. Kush ka deshri te shohe njerez qe vdesin. Ne mjeket jemi humane sjemi kafshe. Sdalim te demtojme njerezit. Kaq jane mundesite. Asgje ska ardhur nga ne e keqe. Punojme me lloj lloj njerezish qe na shqjne na godasin e sillen sikur u kemi faj ne. Njerez me frustrime te tmerrshme. Ne cdo ore ne sherbim dhe na quan ti kriminele. Shihe veten ne pasqyre. Te te vije turp. Ka vdekur se skemi arritur ta shpetojme. Bej dallimin.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen