Arrestimi i Myftarajt, UGSH: Ekstrem 
por mediat nuk duhet të përdhosen

Unioni i Gazetarëve ka reaguar pas arrestimit të Kastriot Myftaraj, që bënte thirrje për vrasjen e ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

UGSH e quan ekstrem arrestimin e Myftarajt, por njëherazi distancohet edhe nga shkeljet dhe perdhosjet etike ne komunikimet permes mediave dhe ate publik, në rastin konkret të Myftarajt në adresë të përfaqësueses së lartë të BE.

“Unioni i Gazetareve Shqiptare eshte njohur me rastin e arrestimit te publicistit dhe autorit te disa librave Kastriot Myftari per shkak te nje shenimi komentues ne te cilin me nje gjuhe qe shperfill Kodet e Etikes ne komunikimin publik dhe cenon ligjin “Per dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes”, shkon deri ne kercenimin verbal ndaj ambasadores se BE-se ne Shqiperi. Kjo flagrance ne tekstin e publicistit ne fjale ka pasuar me masen e arrestimit nga ana e Policise se Shtetit.

Unioni i Gazetareve Shqiptare e konsideron kete nje mase ekstreme dhe vlereson se arrestimet apo burgosjet per shkak te fjales dhe komentit te lire ne Shqiperi jane nje histori e se shkuares e cila nuk meriton ne asnje menyre te perseritet. Liria e fjales dhe e shprehjes duhet te bashkejetoje me parimet dhe normat etike.

Komuniteti i mediave dhe sidomos ai i gazetareve dhe editoreve shqiptare le ta pranojne kete rast si nje mundesi per distancim nga shkeljet dhe perdhosjet etike ne komunikimet permes mediave dhe ate publik.

Ne kerkojme heqjen e prangave per publicistin dhe aplikimin e penaliteteve ligjore te cilat nuk parashikojne vetem burgimin per shkak te fjales apo publikimit”,
thuhet në deklaratën e Unionit të Gazetarëve. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Mashtrues pas telefonit po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat

Mashtrues pas telefonit po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat