Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ergys Muzhaqi, tha sot në emisionin ‘Frontline’ në Report TV se kapja e presidentit të Venezuelës Nicolas Maduros nga forcat amerikane ishte e pritshme duke marrë në konsideratë qëndrimet kritike të Washingtonit dhe faktorëve të së djathtës ndërkombëtare ndaj mënyrës së qeverisjes së Maduros.
“Prej kohësh, Trump dhe një faktor i mirë i të djathtës ndërkombëtare e kanë shprehur kontestimin e tyre për mënyrën se si po e drejtonte Maduro Venezuelën. Aleancat që ai po bënte bien ndesh me influencat brenda Venezuelës, palëve pro amerikane dhe vetë me SHBA. Trump e kishte paralajmëruar me kohë. A ishte befasi? A ishte një goditje kryekëput e SHBA dhe e gjeti Maduron në befasi apo ishte një marrëveshje që ai të largohej me sa më pak dhimbje në aspektin e politikës së brendshme. Në rast se ka qenë dorëzim i Maduros, atëherë nuk ka qenë surprizë. Më shumë premisa kemi të besojmë që është një goditje e befasishme nga SHBA dhe ka pasur bashkëpunim të brendshëm” tha Muzhaqi.
Gjatë analizës, eksperti ngriti edhe çështjen e tradhtisë brenda rrethit të ngushtë të pushtetit në Venezuelë, duke argumentuar se një operacion i tillë nuk mund të realizohej pa mbështetje nga brenda aparatit shtetëror.
“Padyshim që ka pasur një bashkëpunim sepse sido që të jenë punët dhe rrethanat, ai ësthë kryetar i një shteit që për gjysëm orë e morën nga dhoma e gjumit, atëherë ai skishte asgjë në dorë dhe njerëzit më të afërt i ka pasur kundër.Ndërhyrja e forcave delta, edhe nëse rrjeta mbrojtje e Maduros ka rënë, prapë kjo ka qenë pjesë e perfeksionit amerikan që ka pasur inteligjencën e mjaftueshme, bashkëpunëtorët e mjaftueshëm dhe tempizmin e duhur” tha Muzhaqi.
Komente











