Megaoperacioni ‘Shpirti’/ Trafikantët i paguanin qiranë, KLP vendos nesër për ‘fatin’ e prokurorit Maksim Sota, pritet të pezullohet nga detyra

Megaoperacioni ‘Shpirti’/ Trafikantët i paguanin qiranë, KLP vendos nesër për ‘fatin’ e prokurorit Maksim Sota, pritet të pezullohet nga detyra

Prokurorit të Vlorës, Maksim Sota

KLP do të mbildhet ditën e nesërme për të vendosur për “fatin” e Prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, i cili u arrestua gjatë megaoperacionit ‘Shpirti’ dhe aktualisht ndodhet në ‘arrest shtëpie’.

Ky vendim i KLP vjen pasi është njohur me vendimin e SPAK për të marrë të pandehur dhe me masë “arresti shtëpie ndaj prokurorit. Sipas ligjit, prokurori pezullohet deri në përfundim të procesit. Pas arrestimit vetë prokurori tentoi të shfajësohej në media se ai nuk kishte asnjë lidhje me të arrestuarit dhe nëse i vërtetohej qoftë edhe një provë, atëherë do të shkonte vetë në burg.

Maksim Sota u akuzua në dosje për shpërdorim detyre. Sipas dosjes, roli i supozuar i prokurorit Maksim Sota rezulton nga deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Donial Droli dhe Maringlen Shusha, sipas të cilëve drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari (Zaimi), arrestuar në Shqipëri në korrik 2020, kishte lidhje me prokurorin, madje i kishte siguruar një shtëpi me qira të cilën e paguante trafikanti, kur Maksim Sota jetonte bashkë me Maringlen Shushaj. Mbi bazën e këtyre dëshmive, u krijua dyshimi për "infiltrimin e gupit kriminal në radhët e përfaqësuesve që ushtrojnë ndjekjen penale në emër të Shtetit me pasojë të drejtpërdrejtë vështirësi dhe pengesa shtesë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të këtyre veprimtarive kriminale". Gjykata mbi këto elemente ka bazuar akuzat ndaj prokurorit Maksim Sota për shpërdorim detyre.

Sipas detajeve që Report Tv ka mësura nga dosja që ka SPAK në lidhje me operacionin ‘Shpirti’, rezulton se prokurori me origjinë nga Lushnja dhe që ka jetuar në Vlorë ku punonte prokuror, qiranë e shtëpisë ia ka paguar grupi i Ilir Ducollarit. Po ashtu në dosje thuhet se prokurori kishte bashkëjetues në shtëpinë me qira në Vlorë trafikantin e drogës që sot për autoritetet është dëshmitar i drejtësisë. Në një tjetër moment, burime nga SPAK thonë për Report Tv se po i njëjti grup i ka paguar edhe shtëpinë ku ka qëndruar me familjen në Romë të Italisë ku kanë kuruar fëmijën e tyre të sëmurë. Sota ka qenë kandidat për tu bërë pjesëtar i SPAK, por nuk arriti ta realizonte ëndrrën e tij, përkundrazi është prangosur nga ky institucion.

Karriera e prokurorit Maksim Sota

Sota e ka nisur detyrën në krye të të Prokurorisë së Vlorës në vitin 2010 dhe ka qëndrua aty deri në vitin 2019, një periudhë me problematikë të theksuar për kriminalitetin. Prokuroi Sota ende nuk e ka kaluar vettingun. Ai po hetohej prej viti, por ende nuk ka dalë në seancë dëgjimore, pasi në 2019 u shkëput me leje të KPK-së për t'u kthyer sërish në 2020-ën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:28
'Kreu i bandës i paguante qiranë e shtëpisë', prokurori Maksim Sota në gjykatë: Jetoja në shtëpinë e vëllait, nuk kam asnjë lidhje

 

Prokurori i Vlorës Maksim Sota, i cili është në 'arrest shtëpie', në mbrojtjen e tij sot në GJKKO ku pret të marrë konfirmimin ose jo të masës së sigurisë, ka thënë se ka paraqitur kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për pezullimin e tij nga ushtrimi i detyrës së prokurorit, pasi konstatoi se është subjekt i një procedimi penal dhe këtë herë jo si prokuror, por si person nën hetim. Ai akuzohet se ka  kryer veprime dhe mosveprime të paligjshme në ushtrim të detyrës time si prokuror, në lidhje me disa persona pjesëtar të një grupi të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Dy prej pjesëtarëve të këtij grupi të strukturuar kriminal dhe konkretisht Donial Drolli dhe Mariglen Shusha, në cilësinë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe statusit të personit të penduar e kanë akuzuar prokurorin Sota SE Ilirjan DUÇELLARI Zaimi, i cilësuar si kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal ka patur “lidhje” me të dhe i ka paguar qiranë e shtëpisë ku qëndronte në qytetin e Vlorës.

Sipas vendimit të Gjykatës Sota ka luajtur një rol thelbësor që grupi i strukturuar kriminal të ushtronte i qetë dhe i vendosur trafikimin e lëndëve narkotike që prej vitin 2014 e në vazhdim.

Në mbrojtjen e tij Sota i ka konsideruar  të pavërteta këto pretendime dhe dyshime lidhur me “lidhjen” e tij me këta persona nën hetim.

"E para ka një ndryshim të madh midis fjalëve “lidhje” dhe “njohje” midis dy apo disa personave; Në rast ekziston një lidhje, atëherë ka marrëdhënie reciproke në mënyra dhe forma të ndryshme midis këtyre personave, të cilat normalisht duhet të evidentoheshin në vendimin e gjykatës; Në rast se flasim për “njohje” midis dy apo disa personave, ka një ndryshim të rrënjësor me rastin e një lidhje midis tyre;  Lidhur me pretendimin e përdorimit/qëndrimit tim në një banese të paguar nga personat nën hetim deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore se ky fakt është tërësisht i pavërtetë", thotë Sota, duke nënvizuar se në Vlorë nuk ka marrë ndonjëherë banesë me qira pais ka qëndruar në shtëpinë e vëllait të tij, Ilir Sota.

Duke ripërsëritur se nuk i njeh fare asnjë nga të penduarit , ndërkohë që në lidhje me Ilirian DUÇELLARI Zaimi, ai thotë se e njoh por nuk ka asnjë  “lidhje”, shoqëri të ngushtë, miqësi apo krushqi të afërt me të.

"Deklaroj me përgjegjësi se këtë shtetas e kam takuar rrallë dhe jo vetëm për vetëm, për shkak se nuk kisha njohje të drejtëpërdrejtë me të, në një ambjent Lokal Bar Kafe e quajtur Kei Kafe në qytetin e Vlorës, të cilin e kam frekuentuar për të pirë kafe me shokët të mi", ka deklaruar ndër të tjera prokurori i Vlorës.  

Kujtojmë se nesër KLP do të zhvillojë një mbledhje për të vendosur për pezullimin ose jo të prokurorit Maksim Sota.

 

Parashtrime Maksim Sota 

(Kliko këtu për të aksesuar dokumentin ) Parashtrime Maksim Sota 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albi: 04/07/2021 11:59

    Ky prokurori ishte langua i trafikanteve .Te gjitha ceshtjet qe ka hetuar ky ishin qoka per trafikantet ,Akuzonte te pafsjshem per te fuqizuar e nxjere pa lagur trafikante .Edhe i dukej vetja se bente drejtesi por fokusi ishin njerez te thjeshte per te perfituar trafikantet .Hetojini dhe shikojini ceshtjet e ketij pleres .Ne shumice ka fazorizuar fajtore e akuzuar kot pa lidhje per te krikuar idene se ky bente namin .Ceshte te hetuara qellimisht keq ,te deformuar per shantazh ne emer te krimineleve e per te zhvatur shtetin nga i cili paguhej per ta mbrojtur .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të caktohet deri më 29 dhjetor

Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të caktohet deri më 29 dhjetor