
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me arrestimin e sekretarit organizativ tw PD Sait Dollapit.
"Dhuna shtazarake e përdorur ndaj sekretarit organizativ të PD z. Sait Dollapi dhe znj. Albana Vokshi tregon qartë frikën dhe tmerrin që ka zënë këtë qeveri të inkriminuar. Asnjë deklaratë e blerë apo e sponsorizuar me paratë e drogës nuk e mbulon dot këtë krim që po ushtrohet ndaj çdo qytetari të Tiranes, pjesmarrës në protestë apo jo.
Përgjegjësit dhe ushtruesit e kësaj dhune shtetërore, me frymëzimin dhe nën urdhërat e Edi Ramës dhe bandës së tij, do të mbajë përgjegjësi deri në fund.
As dhuna fizike, as gazi helmues, as deklaratat e sponsorizuara në mbrojtje të saj nuk mund të mposhtë qëndresën e qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për një Shqipëri demokratike dhe evropiane.
Asnjë hap pas!", shkruan Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Shoqërohet tek Parlamenti Sait Dollapi i PD-së, skena e dhunës ndaj policisë tek Kryeministria (VIDEO)








