Deklaratë për shtyp
Realizohet në Kryeqytet operacioni i koduar Rispedal arrestohen në flagrancë 3 shtetas
Realizohet në Kryeqytet operacioni i koduar Rispedal arrestohen në flagrancë 3 shtetas
Sot, Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorisë e Policisë së Qarkut Tiranë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Rispedal”, ku u arrestuan në kushtet e flagrancës 3 - shtetas për konsumim të veprave penale të “Kondrabandës së mallrave që paguhet në akcizë”, “Kondrabanda e mallrave të licensuar”, “Tregëtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kondrabandë” si dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kondrabandë”.
Në kuadër të këtij operacioni policor, i realizuar me pjesëmarrje dhe koordinim të strukturave të Krimit Ekonomik - Financiar, Sektori i Operacioneve Speciale dhe nën drejtimin e Njësisë së Përbashkët Hetimore Kundër Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme medikamentesh të futura përmes Pikës së Kalimit Kufitar Durrës duke ju shmangur kështu detyrimeve doganore dhe detyrimeve tatimore.
Sot në orën 13.00’ u realizimi arrestimi në kushtet e flagrancës për shtetasit e mëposhtëm:
Dritan Gjiza, 27 vjec, banues në Tiranë,
Bashkim Tahiri, 62 vjec, banues në Tiranë,
dhe shtetasja Nadire Taga, 63 vjec, lindur dhe banues ne Tirane,
Pas një punë operative hetimore dhe proçeduriale u mundësua dokumentimi ligjor i përfshirjes së shtetasve të sipër cituar për një periudhë 3-mujore hetimi, ku është arritur të sigurohen provat e mjaftueshme për t’u vërtetuar faktin, që shtetasit në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë mundësuar trasportimin e medikamenteve, ku siguroheshin përmes shtetases me iniciale N.P (vjerra e shtetasit Dritan Gjiza), e cila i siguronte në një mënyrë të jashtëligjshme në një qëndër shëndetësore në Itali.
Pas hetimit, u konkludua se shtetasi, Dritan Gjiza, pasi siguronte transportimit me mjete të ndryshme, përmes Pikës së Kalimit Kufitar Durrës, duke bashkëpunuar edhe me shtetasit e sipër cituar, i tregonin më pas në farmacinë e shtetasit Bashkim Tahiri e ndodhur në afërsi të Q.S.U.T. në Tiranë.
Në momentin e arrestimit të 3 – shtetasit u kapën në flagrancë duke shkëmbyer medikamentet me shumën e parave, në afërsi të rrugës “Todi Shkurti” në Tiranë, ku u gjënden dhe u sekuestruan një sasi e konsiderueshme medikamentesh për diagnoza të ndryshme kurimi si : sëmundje kancerogjene, sëmundje nervore etj, ku vlera e tyre arrin në mbi 10 mijë euro.
Nga hetimet e kryera u konkludua se shtetasit e lartëpërmendur këtë aktivitetet të kundraligjshëm e kryenin duke bashkëpunuar me njëri tjetrin prej 1 viti, me synim tregëtimin e mallrave kondrabandë për t’ju shmangur detyrimeve doganore e tatimore.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për hetime të metejshme ndërkohë që vazhdon puna hetimore për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në aktivitet të kundraligjshëm, për konsumim të veprave penale të mësipërme.












