Arrestimi i ‘Ufo’ në Tiranë, i dënuar me 25 vite burg në Itali, Report Tv zbardh detaje të reja! U kap në një lokal në Laprakë, iu sekuestruan 5 mijë euro

3 muaj i janë dashur policisë të vërtetojë se personi që mbanin në përgjim, ishte i shumëkërkuari nga drejtësia italiane, i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe rrëmbim personi.

Bisedat e përgjuara telefonike zbuluan vendndodhjen e personit në kërkim ndërkombëtar të konsideruar nga autoritetet me rrezikshmëri të lartë. Ilir Paja përdorte dokumente të rregullta. Njësia speciale FAST Albania, e arrestoi në një lokal në Laprakë.  49-vjeçari nga Berati mendohet të jetë strehuar për një kohë të gjatë tek disa të afërm të tij në këtë zonë të Tiranës. Gjatë arrestimit policia i sekuestroi dhe një shumë prej 5 mijë eurosh.

Ai njihet me nofkën Ufo nga drejtësia italiane pasi është arratisur dy herë nga burgu ne mënyrë spektakolare. Por në Shqipëri njihet si personazhi i botës së krimit që fitoi lirinë përmes gjyqtares Enkeleida Hoxha.

Paja ishte arrestuar në mars të vitit 2008 pasi mori përpara me makinë një efektiv të policisë kriminale në Tiranë që e njohu se përballë tij kishte të shumëkërkuarin.  Pas gati 10 viteve në qeli, në nëntor të 2017-ës, Ilir Paja u lirua me kusht para përfundimit të dënimit nga çekiçi i gjyqtares Enkeleida Hoxha, me pretendimin se vuante nga një sërë sëmundjesh, probleme shëndetësore të vërtetuara me raporte mjekësore.

Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi, ngjarje që kanë ndodhur rreth vitit 2006.  Me plotësimin e dokumentacionit në Shqipëri, Ilir Paja pritet t’i dorëzohet autoriteteve italiane.

Gati një dekadë më parë, Ilir Paja ai mori nofkën “Ufo” nga policia italiane. Shkak u bënë dy arratisjet spektakolare të tij nga burgje të sigurisë së lartë në vendin fqinj. Së fundmi, Paja u largua nga burgu i “Fushë Krujës”, por jo sipas stilit që e bëri të famshëm. Pas më gati 10 vitesh burgimi ai u lirua nga qelia në zbatim të një vendimi gjykate. Ishte Gjykata e Krujës ajo që pranoi kërkesën e tij për liri me kusht.

Sipas vendimit, Paja duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës

Ai po vuante dënimet me burg, dhënë nga dy vendimet të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Në vitin 2010 “ufoja” i italianeve u dënua me 15 vjet burg për ngjarjen e marsit 2008, kur përplasi me mjetin e tij “Fiat” një punonjës policie gjatë operacionit për arrestimin e tij. Shkalla e Parë e fajësoi për tentativë vrasjeje.

Apeli ndryshoi vendimin, duke e dënuar atë me 6 vjet e 8 muaj burg për akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”. Në vitin 2011 Paja mori një dënim me 15 vjet e 4 muaj burg, duke u deklaruar fajtor për një sërë veprash penale të kryera prej tij në Itali. Ai u gjykua në bazë të materialeve hetimore të përcjella me letërporosi nga autoritetet italiane. Sipas gjykatës, veprat penale për të cilat dyshohet të jenë kryer nga Paja janë regjistruar në datat 2, 3 dhe 4 shtator 2006 në Milano, Itali. Në këtë gjykim ai u fajësua për “vrasje”, “rrëmbim ose mbajtjes peng të personit”, “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ai ka përfituar disa herë ulje të dënimit, sipas ligjit, për sjellje të mirë në bur

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Misteri: Ku shkuan 8 tonë ar, që doli nga Thesari në vitin 1968

Misteri: Ku shkuan 8 tonë ar, që doli nga Thesari në vitin 1968