Pas lajmit të arrestimit të Taulant Alibeajt në Gjermani, më datë 6 prill nën akuzën e “vjedhjes me armë dhe identitet fals”, ka reaguar vëllai i tij, ish ministri i Drejtësisë në qeverinë Berisha Enkelejd Alibeaj.
 
Në një postim të tijin në facebook, Alibeaj mohon lajmin, duke e konsideruar atë si  sajesë ordinere  të dalë nga zyra e ministrit të Brendshëm Samiri Tahiri.
 
Sipas tij, qëllimi i vetëm i këtij lajmi është që t’i mbyllet goja opozitës, për ta zhytyr në llumin e krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës.
 
Ja reagimi i Enkeljd Alibeaj

Sot banda ne policine e shtetit e drejtuar nga kryebanditi Sajmir Tahiri ka shperndare nje lajm te genjeshter per gjoja arrestimin e vellait tim.

Lajmi i dale nga zyra e Sajmir Tahirit tregon se sa te deshperuar jane, se cfare morali kane e cfare jane ne gjendje te bejne vetem e vetem per te baltosur kundershtarin.
Qellimi eshte i qarte. Shantazh per ti mbyllur gojen opozites e per t’i zhytur te gjithe ne llumin e krimit dhe korrupsionit te Edi Rama e bandes se tij.

Njeriu i faktuar nga sherbimet sekrete te vendeve partnere si i lidhur me krimin, njeriu qe ve ne dispozicion te trafikanteve makinen e tij, partneri i krimit, shpifesi, ordineri do te pergjigjet per kete sajese ordinere.

Keqardhje per mediat e keqperdorura te cilat sot i detyrohen nje ndjese publike vellait dhe familjes time.

Sa per mua as nuk trembem as nuk shantazhohem. Perballe do me kete dite per dite, bashke me opoziten, Sajmir Tahiri dhe banda qe drejton.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)