Arrestimi i Vangjush Dakos, Report Tv siguron dosjen: Pallati nisi 7 kate në 2011, leja i doli në 2014 kur ishte bërë 11 kate

Lejimi i katër kateve shtesë në pallatin e ndërtuesit Fiqiri Farruku në lagjen 5 në Durrës, është njëra nga akuzat me të cilat SPAK kërkoi arrestimin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako dhe 9 personave të tjerë. Report TV ka siguruar kërkesën e plotë të prokurorisë drejtuar gjykatës së posaçme, në të cilën sqarohet se punimet për pallatin, që sot është 11 kate, kanë nisur në vitin 2010, fillimisht me një aplikim në Bashkinë e Durrësit për vetëm 7 kate, përdorur kjo si truk për të shmangur nevojën e një studimit sizmiologjik, i cili është i detyrueshëm për pallate mbi 7 kate. Por në vitin 2012, pallati përfundoi jo me 7 kate, por me 4 të tjera shtesë nga projekti fillestar.

Por nga momenti kur mori lejen për 7 kate, sipas SPAK ndërtuesi dorëzoi ndër vite deri në 2012-ën disa kërkesa në bashki për shtimin e kateve, një nga një, dhe Bashkia e Durrësit, e zbardhi lejen dy vjet më vonë, në 2014, sipas SPAK me dijeninë e Vangjush Dakos, ku ligjërohen 11 kate. Në dosje, citohet se nisja e punimeve është kontrolluar nga një supervizor pa licencë, në moshën 79 vjeç.

Supervizori Shaban Karuli, I cili rezulton se është pajisur me licencë në 4 prill 2011, rezulton nuk ka qenë I pajisur me licencë nga janari 2011 deri në 4 prill 2011 kur ka nënshkruar procesverbalet dhe punimet e maskuara me betonarme për më tepër në kohën e nënshkrimit ai ka qenë 79 vjeç. 

SPAK përshkruan në dosje edhe rolin e Dakos në shtesën e kateve të pallatit që pësoi dëme serioze nga tërmeti I vitit 2019.

"Në 20 dhjetor 2010, tre muaj e dhjetë ditë nga miratimi I lejes së ndërtimit, subjekti “Fakle” sh.p.k. ka dorëzuar kërkesë për rikondoicionim dhe shtesë kati në lejen e miratuar në lagjen 5 me vendimin nr.3 të vitit 2010. Kërkesa është porotokolluar në datën 22 dhjetor 2010 dhe I është bashkëlidhur preventivi, 1.5.10 kate + papafingo + garazh nëntokë dhe dyqane përdhe, me një vlerë 55.227.910 lekë dhe grafiku I punimeve. Pra subjekti pasi është mirtuar leja e ndërtimit nga KKT Bashkia Durrës, për shtatë kate, pa filluar ende punimet ka bërë kërkesë për rikondicionim të sheshit të ndertimit dhe ndryshime në projeKt me shtesë katesh dhe pa marrë ende leje për prishjen e objektit ekzistues kudo të ndërtohej ndërtimi i ri", shkruhet në dosje. 

Sipas prokurorisë, kryetari I bashkisë Durrës Vangjush Dako është njohur me këtë kërkesë ja ka kaluar për veprime të metejshme Urbanistikës. Në 21 dhjetor 2010 kufitarët Xhevdet Ballad he Gani Balla kanë përpiluar deklaratë noteriale ku deklarojnë se janë dakord dhe nuk kanë asnjë pretendim nëse ndërtimi do ë realizohet kallkan. Më 27 dhejktor 2010 është miratuar prioshja e objektit ekzistues për ti hapur rrugë ndërtimit të ri.

Në 28 shtator 2011 KRT në Bashkinë Durrës me vendim nr 2, pas përfundimit të skeletit betonarme të pallatit, ka miratuar rikondicionimin dhe shtesë 4 kate mbi objektin e miratuar me vendim të KRT nr.3 datë 7 korrik 2010. Ky vendim është marrë nga KRRT pranë bashkisë Durrës pa kaluar më parë projekti për mendim në këshillin Teknik dhe në procesverbalin e mbledhjes nuk është shënuar një akt I tillë. Ish sekretarja e këshillit Teknik pranë Urbanistikës në Bashkinë Durrës, Rozeta Kovaçi, ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të një fakti të tillë por dhe as nuk është diskutuar në mbledhjen e KRRT një problematikë e tillë.  Ajo deklaron se ka mbajtur provecverbal sikurse kanë qenë diskutimet dhe zhvillimi I mbledhjes. 

E çuditshmja sipas SPAK, është episodi i nëntorit 2011, ku Inspektorati ndërtimor i Bashkisë Durrës ka kërkuar pezullim të punimeve në këtë object që po shtonte katet përtej lejes 7-katëshe, dhe për habi, 2 muaj më parë në shtator 2011, po nga Këshilli I Rregullimit të Territorit në Bashkinë e Durrësit, ishte miratuar shtegu ligjor që I hapte rrugë për katet shtesë

"Kjo shkresë është konceptuar nga kryeinspektori Roni Shqopa dhe Kryetari i Bashkisë Vangjush Dako. Nga ana tjetër në 28 Shtator 2011 KRRT në Bashkinë Durrës ka miratuar lejen rikondicionim dhe shtesë kati. Janë 3 vendime që bien në kundërshtim me njëri tjetrin, në datën 14 Prill 2011 është marrë masë pezullimi, në datën 28 Shtator 2011 KRRT miraton kërkesën për rikondicionim dhe shtesë kati të një objekti që është pezulluar më parë", shkruhet në dosje. 

Sipas SPAK, nuk kuptohet se përse pezullimi I punimeve është nënshkruar edhe nga Kryetari i Bashkisë, i cili nuk e ka patur një kompetencë të tillë, ndërkohë që shkresa provon dijeninë e plotë të personit nën hetim Vangjush Dako për ndërtimin pa leje.

"Jo vetëm që ai nuk ka vijuar me ndjekjen e problematikës të konstatuar vetë për ndërprerjen e punimeve të objektit, pasi punimet kanë përfunduar në Muajin Gusht 2012, por pas tre vjetësh nga konstatimi i kundërligjshmerisë dhe dy vjetësh pas përfundimit tërësor të pallatit, ai bën zbardhjen e lejes së ndërtimit në datën 14 Tetor 2014, dhe me pas vijon të gjithë procedurën për miratimin dhe lëshimin e çertifikatës së përdorimit, duke e legalizuar kështu ndërtimin ne fjale në menyrë të kundërligjshme në kundërshtim me kompetencat e Kryetarit ta Bashkise per mbikqyrjen dhe menaxhimin e Territorit", shkruhet në dosje. 

Përveç Dakos, për këtë moment, SPAK ka vendosur nën akuzë gjithë punonjësit e bashkisë të angazhuar me kryerjen e procedurave që kanë lejuar legalizimin e pallatit 11 katësh dhe i kanë hapur rrugë regjistrimit të godinës në Hipotekë.

Te akuzuarit ne dosjen e SPAK dhe masa e sigurise 

  1. Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrsësit. Akuza: Shpërdorim detyre  2 herë. Masa e sigurisë: Arrest me burg
  2. Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg
  3. Fiqiri Farruku, administrartor i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k. Akuza: falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin. Masa e sigurisë: Arrest me burg
  4. Ermal Lama, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
  5. Fatmir Ejupi, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
  6. Adrian Bulku, topograf. Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
  7. Adnand Toçila, përgjegjës i zyrës urbanistike. Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
  8. Meri Semini, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit.Akuza: Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest në shtëpi
  9. Firzilet Hajdëri, Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg
  10. Diana Dedja, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit. Akuza: Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë: Arrest me burg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:08
Zbulohet pse u la në burg Vangjush Dako, Gjyqtari: Për të siguruar që ish kryebashkiaku të mos largohet apo fshihet, por t'i nënshtrohet dënimit kur vendimi të jetë i prerë

1686139713_dako.jpg

Në dosjen e vendimit për të lënë në arrest me burg ish kryebashkiakun e Durrësit gjyqtari i GJKKO-së Erion Bani ka argumentuar pse duhej firmosur masa e sigurisë "arrest me burg" për Vangjush Dakon dhe 6 personave të tjerë nën hetim.
Masa e sigurisë 'arrest me burg" u konsiderua e tepërt dhe vendim i marrë nën presionin e ndërkombëtareve dhe medias e politikës por gjyqtari në argumentet e tij thotë se duhej siguruar që ish kryebashkiaku të mos largohej apo të fshihej por ti nënshtrohet dënimit kur vendimi të jetë i formës së prerë. Gjithashtu në dosje thuhet se është injoruar fakti që nuk plotësonte kushtet sizmike duke vënë në rrezik jetën e banorëve.

Në faqen 73 dhe 74 të vendimit të GJKKO-së që datës 6 qershor ndër të tjera shkruhet:  Në rastin konkret, Gjykata mban parasysh faktin se vepra penale është kryer në rrethana rënduese sikurse është kryerja e veprës penale "duke shpërdoruar funksionin publik" dhe e kryer në "bashkëpunim" parashikuar nga neni 50 gërma "dh" dhe "gj" të Kodit Penal. Gjithashtu, Gjykata mban parasysh pasojat që kanë ardhur në rastin konkret, që është rrezikimi i jetës së banorëve, të cilët kanë jetuar në objektin që është legalizuar me leje ndërtimi dy vite pasi ai është ndërtuar, i cili për shkak të tërmeti është bërë i pabanueshëm si rrjedhojë e problemeve sizmike që u injoruan nga personat nën hetimi në zbardhjen e lejes së ndërtimi, falsifikimi të dokumenteve dhe kolaudimit të tyre edhe pse ishin në dijeni nga dokumentacioni teknik. Kjo shton rrezikshmërinë e faktit dhe të autorëve në rastin konkret.

Po ashtu, Gjykata, vlerëson se në çështjen objekt gjykimi, duke pasur parasysh sanksionin e veprës penale dhe prirjen normale dhe natyrore të çdokujt për gëzimin e lirisë personale ka vend për të dyshuar racionalisht se, personi nën hetim ka nevojë të sigurohet, për t'i caktuar një masë sigurimi personal, për të garantuar vijimësisht prezencën e të dyshuarit në procedimin penal në ngarkim të tij, si për të siguruar normalitetin e hetimit dhe të gjykimit në çështjen në ngarkim të tij, dhe për të siguruar që ai të mos largohet, te fshihet por t'i nënshtrohet ekzekutimit (vuajtjes) së dënimit kur vendimi i dënimit të ketë marrë formë të prerë.

 Ndodhur në këto kushte, Gjykata vlerëson se për personat nën hetim Vangjush Dako, Adhurim Qehajaj, Ermal Lama, Fatmir Ejupi, Adrian Bulku, Fiqiri Farruku dhe Adnand Aqif Toçila masa më e përshtatshme që arrin të sigurojë nevojat e procedimit penal të nisur, për të garantuar mospërsëritjen e së njëjtës vepër penale, largimin si dhe për të garantuar ekzekutimin e dënimit me burgim që mund të caktojë gjykata e themelit në rastin konkret, për shkak të rrezikshmërisë së veprës dhe autorit në rastin konkret, është ajo e "Arrestit në burg" parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale." 

Për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” ligji  parashikon një dënim deri në 7 vjet burg gjë që paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ora 11:13
Dosja e "Dakos": Tre muaj pasi bashkia miratoi lejen, ndërtuesi dorëzoi kërkesën e re për të miratuar katet shtes! Supervizori 79 vjeç firmosi dokumentin

1686130217_1686129405dako.jpg

Në dosjen e siguruar nga Report TV zbulohen se tre muaj pasi bashkia miratoi lejen, ndërtuesi dorëzoi kërkesën për të miratuar dhe 4 katet shtesë

"Në datën 20 dhjetor 2020, pra tre muaj e dhjetë ditë nga miratimi i lejes së ndërtimit, subjekti “Fakle” sh.p.k. ka dorëzuar kërkesë për rikondicionim dhe shtesë kati në lejen e miratuar në lagjen 5 me vendimin nr.3 të vitit 2010. kërkesa është protokolluar në datën 22 dhjetor 2010 dhe i është bashkëlidhur preventive, 1.5.10 kate + papafingo+garazh nëntokë dhe dyqane përdhe, me një vlerë projektimi 55.227.910 lekë dhe grafiku I punimeve. pra subjekti pasi është miratuar leja e ndërtimit nga KKT Bashkia Durrës, për shtatë kate, pa filluar ende punimet ka bërë kërkesë për rikondicionim të sheshit të ndërtimit dhe ndryshime në projekt me shtesë katesh dhe pa marrë ende leje për prishjen e objektit ekzistues kudo të ndërtohej ndërtimi i ri" thuhet në dosje

. Pasi kryetari i bashkisë Durrës Vangjush Dako është njohur me këtë kërkesë ja ka kaluar për veprime të mëtejshme Urbanistikës"

Si nisi puna për ndërtimin e pallatit? 

Në 21 dhjetor 2010 kufitarët Xhevdet Balla dhe Gani Balla kanë përpiluar deklaratë noteriale ku deklarojnë se janë dakord dhe nuk kanë asnjë pretendim nëse ndërtimi do të realizohet kallkan.

Më 27 dhjetor 2010 është miratuar prishja e objektit ekzistues për ti hapur rrugë ndërtimit të ri.

Më 13 janar 2011 kanë nisur punimet e maskuara po kështu në këtë datë objekti kontrollohet në plate, aks, koordinatë dhe kuotë. Nga dokumentacioni rezulton se janë 25 procesverbale të punimeve të maskuara dhe gjendjen e punimeve betonarme nga 13 janar deri në 26 shtator.  

Ne dokumente ndodhet nënshkrimi i supervizorit Shaban Karuli, i cili rezulton se është pajisur me licencë në 4 prill 2011, i cili siç rezulton nuk ka qenë i pajisur me licencë nga janari 2011 deri në 4 prill 2011 kur ka nënshkruar procesverbalet dhe punimet e maskuara me betonarme për më tepër në kohën e nënshkrimit ai ka qenë 79 vjeç.

Ora 11:05
Akuza e dytë ndaj Dakos, tenderi i shëtitores së plazhit në 2014! SPAK: Lejoi rritjen e fondit, 18.3 mln lekë dëm shtetit! Rriti sipërfaqen e shëtitores nga 2.04 ha në 20.4

1686127737_esss.jpg

Akuza e dytë ndaj Dakos, tenderi i shëtitores së plazhit në 2014! SPAK: Lejoi rritjen e fondit, 18.3 mln lekë dëm shtetit! Rriti sipërfaqen e shëtitores nga 2.04 ha në 20.4

Gabimi me një presje dhjetore është bërë shkak për 10-fishimin e vlerës së tenderit të shëtitores së plazhit në Durrës për të cilën akuzohet Vangjush Dako. Nga 2.04 hektarë sipërfaqja e projektit ka shkuar në 20.4 duke rritur fondin me 18.3 milionë lekë. Bashkia e Durrësit hapi gjyq me kompaninë pasi KLSH kërkoi rikuperimin e dëmit, por procesi u pushua pasi I autorizuari nga Dako nuk u paraqit.  

Akuza e dytë e SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit Vangush Dako dhe personat e tjerë, është tenderi i datës 25 mars 2014 për “projekt zbatimin e shëtitores bregdetare dhe plazhin publik nga Brryli deri në Currila”, e denoncuar nga Ferdinand Xhaferraj, kryetar i PD në Durrës, në vitin 2020.

‘Dëmi në këtë procedurë, është 18.3 milionë lekë të reja dhe për këtë shkelje mbajnë përgjegjësi Anëtarët e Komisionit të llogaritjes së fondit limit Adhurim Qehajaj, Bashkim Salillari, Adnand Toçila, Diana Dedja si dhe Titullari i Autoritetit Kontraktor Vangjush Dako, i cili jo vetëm nuk ka ushtruar autoritetin e tij dhe nuk ka marrë masa për kontrollin e veprimeve të Komisionit, por ka miratuar dhe urdhrin e prokurimit me vlerën e propozuar nga Komisioni.’- thuhet në njoftimin e SPAK.

Fillimisht fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak se sipërfaqja e projektit, u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë. Pra, gjithçka ndryshoi për një presje dhjetore, që sipas anëtares së Komisionit, Diana Dedja, ishte thjesht një lapsus. Për këtë ndryshim të fondit, në faqen 23 të dosjes SPAK, thekson se ka qenë në dijeni edhe Vangjush Dako. Përcaktimi i tarifës ëshë bërë “Në konsultime me drejtorinë Ekonomike dhe me titullarin e bashkisë, shuma e vënë në dispozicion për projekt zbatimin nuk duhet të kalojë vlerën 21 milionë lekë me TVSH”, thekson prokuroria. Por pavarësisht këtij vendimi, sipas SPAK, fondi limit i tenderit ka shkuar në shifrën e 21 milionë lekëve të reja, të cilat janë derdhur në llogarinë e kompanisë ‘SPHAERA’, kur në fakt pagesa duhej të ishte vetëm 2.6 milionë lekë të reja.

Abuzimi me shëtitoren e Currilave thotë SPAK- është zbuluar edhe nga KLSH në auditin e vitit 2015, dhe për të është vënë në dijeni edhe vetë Dako dhe administrata e bashkisë. Prokuroria thotë se se pagesa kompanisë private iu bë në dy këste me dy fatura, 12.5 milionë lekë në datën 24 tetor 2014 dhe 8.3 milionë lekë në 21 dhjetor 2015.

‘Pagesa e këstit të dytë është kryer nga bashkia Durrës, 6 muaj pasi KLSH kishte njoftuar bashkinë Durrës për shkeljet ligjore dhe evidentimin e dëmit ekonomik.’- thuhet në dosje.

KLSH në atë kohë, ka kërkuar që kompania që projektoi shëtitoren ‘SPHAERA’ të kthente pas vlerën e dëmit, 18,3 milionë lekë të reja. pas kërkesës së KLSH, Vangjush Dako ka autorizuar juristin Ermal PRonjari të paditë kompaninë private dhe të kërkojë kthimin e fondeve, por në 17 korrik 2016 ky proces është pushuar në gjykatën e Durrësit pasi përfaqësuesi i bashkisë nuk është paraqitur.  

1686134582_currila.jpg

Ora 10:57
Arrestimi i Vangjush Dakos, detaje nga dosja hetimore: Ndërtuesi nuk respektoi kushtet teknike, pallati nuk duhej kolauduar

1686129405_dako.jpg

Banorët  e pallatit të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 duke u bërë i pabanueshëm, thonë se  ndërtuesi nuk ka ndërtuar në përputhje me projektin e miratuar dhe kushtet teknike që parashikonte projekti. Gjithashtu pallati nuk duhej kolauduar dhe as duhej dhënë leja e shfrytëzimit pasi ndërtuesi gjatë zbatimit të projektit nuk ka respektuar kushtet që parashikoheshin në projektin e miratuar.

"Pallati sipas kallëzimit është ndërtuar në  vitin 2012 duke shkelur kondicionet strukturore, projekt i cili është miratuar më pas me lejen e ndërtimit nga organet kompetente të administrimit të territorit. Sipas kallëzuesve, pallati është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 duke u bërë i pabanueshëm. Banorët janë detyruar të zhvendosen në shtëpi të tjera pasi sipas tyre, projektuesit nuk kishin llogaritur mirë kushtet teknike në projektin e paraqitur nga shoqëria ndërtuese ashtu edhe ndërtuesi nuk ka ndërtuar në përputhje me projektin e miratuar dhe kushtet teknike që parashikonte projekti. sipas kallëzuesve leja e ndërtimit është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe studimet gjeologjike dhe sizmike. Investitori sipas tyre nuk ka respektuar as kushtet teknike të projektit të miratuar nga KRRT e Bashkisë Durrës. Pallati sipas kallëzuesve nuk duhej kolauduar dhe as duhej dhënë leja e shfrytëzimit pasi ndërtuesi gjatë zbatimit të projektit nuk ka respektuar kushtet që parashikoheshin në projektin e miratuar" shkruhet në dosjen e siguruar nga Report TV.

Kallëzuesit pretendojnë se nga ana e zyrtarëve të bashkisë së Durrësit janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës, gjatë miratimit të lejes së ndërtimit ashtu edhe gjatë miratimit të lejes së shfrytëzimit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eva: 08/06/2023 04:33

    Si ky janë me mijëra

    Përgjigju
  • Iris: 08/06/2023 01:15

    Firma qe ndertoi shetitoren nuk kishte pse kthente leket,perderisa gabimi ishte ne projekt te presja.Firma ndertoi per aq sip.sa ishte projekti 20.4,jo 2.04.Raste te tilla, ku presjet e vendosura gabim kane kushtuar miliona dollare, kane qene te shpeshta ne bote,ja vlen t'i sillni si kuriozitet juridik per publikun shqiptar disa shembuj.

    Përgjigju
  • Tirona: 08/06/2023 01:10

    Nuk eshte arrestuar vangjushi per abuzim... vangjushi nuk i ka problem fare keta dhe i ze me shqelma nga prapanica po e arrestuan se i futi pllemben ambasadores amerikane lere pastaj bodigardet qe ishin aty ja futen vrapit nga frika..dako eshte trim i madh mori ameriken perpara me 300 miljon banor qe ka i mori perpara..

    Përgjigju
  • Agron: 07/06/2023 20:06

    Nese ka nisur pallati pa leje ne vitin 2011 deri ne vitin 2014 ,ne burg duhet te hyjne edhe zinxhiri i policise se shtetit nga spz deri tek drejtori plus organet e shkb te asaj kohe si dhe policia ndertimore se jane te gjithe ne shperdorim detyre.

    Përgjigju
    • Or tej: 07/06/2023 23:30

      Ky ka vjedh aq shume saqe ka sistemu 5 breza. Keto po e denojne per ca shperdorime detyre sa per te thene qe e denuam per dicka or teeeejjjjj.

  • Bavooo Llalla 3: 07/06/2023 18:03

    po 2 Kryekriminelet qe shkaterrun Shqipnin _saleh brrishin e ilyer mutain ,kur do ta arrestoj Katnari i Stanit Spak bre ? Hahahah. Hajde Cirk Majmunash hajde .

    Përgjigju
  • Olsi: 07/06/2023 14:46

    Qazim Sejdinin kur do e arrestoni?

    Përgjigju
  • joker: 07/06/2023 11:05

    teater i ndyre

    Përgjigju
    • Batman: 07/06/2023 11:40

      Ske pa gjo ala o mjeshter tastiere pc-je

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim