U arrestua nga SPAK/ Pasuria e Dakos, nga pallati 11 kate deklaruar 72 mln lekë tek 25 apartamentet e garazhet! Karriera, fuqia elektorale dhe goditja nga SHBA

U arrestua nga SPAK/ Pasuria e Dakos, nga pallati 11 kate deklaruar 72 mln lekë tek 25 apartamentet e garazhet! Karriera, fuqia elektorale dhe goditja nga SHBA

Vangjush Dako

Ish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Doko, i cili u arrestua dje me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre, posedon një pasuri me vlerë mbi 1 milionë euro. Dako e ka krijuar pasurinë nga aktiviteti i biznesit në sektorin e ndërtimit, para se të drejtonte Bashkinë e Durrësit për 3 mandate, nga viti 2007 deri në vitin 2019. Para se të zgjidhej kryebashkiak i Durrësit në vitin 2007, përpos të tjerave, Dako deklaron një pallat me 11 kate në Durrës, me sipërfaqe 3.6 mijë m2, me vlerë të deklaruar 72 milionë lekë ose rreth 700 mijë euro. Nuk ka asnjë të dhënë për burimin financiar të parave për ndërtimin e pallatit, ndërkohë që ka dyshime se vlera deklaruar mund të jetë më e ulët se sa vlera reale.

Para fillimit të detyrës, Dako deklaron një truall 1 800 m2 në vlerën 50 mijë USD, magazinë187 m2 në vlerën 550 000 lekë, magazinë 300 m2 në vlerën 500 000 lekë, apartamenti 130 m2 në vlerën 40 mijë USD, garazh 100 m2 në vlerën 15 mijë USD, makinë Mercedes Benz 25 mijë euro dhe makinë BMË 700 000 lekë. Ndërkaq, në vitin 2015, Dako ka shkëmbyer 1.8 mijë m2 truall me 600 m2 truall, 6 apartamente dhe 11 garazhe në plazhin e Durrësit. Në vitin 2016 djali i Dakos ka blerë 35% të aksioneve të kompanisë ‘Arctic Group' sh.p.k, me burim krijimi borxhi i dhënë nga xhaxhai, në shumën 966 000 lekë.

Në vitin 2017, Dako shkëmben 539 m2 truall plus ndërtesë dy katëshe me 4 apartamente në pazh, me sipërfaqe 76 m2, 66 m2, 76 m2 dhe 74 m2. Po në vitin 2017, Vangjush Dako ka fituar një apartament 245 m2 me shkëmbim pasurie. Këtë apartament e ka me një apartament tjetër 120 m2, plus bodrum dhe garazh 32 m2. Në vitin 2017, Dako deklaron edhe një pasuri tjetër, truall 4950 m2 në Xhafzotaj, plus ndërtesë me 3 kate, ku kati përdhe është 1653 m2 plus 624 m2. Këtë pasuri e ka fituar nga shkëmbimi me një truall 405 m2 dhe ndërtesë 164 m2.

Vangjush Dako është diplomuar në vitin 1991 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Tiranës. Pas diplomimit, Dako ka punuar për një periudhë të shkurtër në ndërmarrjen e shfrytëzimit të ujërave në qytetin e Durrësit. Më pas, Dako ka vijuar aktivitetin në fushën e biznesit, si administrator i kompanisë ‘3-D', e cila ka operuar në sektorin e ndërtimit rreth vite. Në vitin 2001-2002, Vangjush Dako është emëruar në krye të policisë ndërtimore për qarkun Durrës. Dako ka qenë njëherësh edhe anëtar i këshillit të rregullimit të territorit, detyrë prej së cilës u largua me dorëheqje.

Në vitet 2004-2005, Dako ka drejtuar zyrën e hipotekës, ndërsa në vitin 2007 është zgjedhur kryetar i Bashkisë së Durrësit si përfaqësues i Partisë Socialiste, duke u konfirmuar në vitin 2011 dhe në vitin 2015.

Vangjush Dako ka qenë pjesë e strukturave të larta të Partisë Socialiste, përfshirë edhe anëtar i Kryesisë së PS. Dako konsiderohet si një figurë politike e Partisë Socialiste me peshë në Qarkun e Durrësit. Partia Demokratike ka artikuluar në vijimësi akuza në adresë të Dakos. Por, goditjen e parë serioze Dako e mori në korrik të vitit 2019 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Megjithatë, Dako vijoi të konsiderohej një makineri elektorale e PS-së në Durrës edhe pas shpalljes non grata, për shkak të rolit të tij në zgjedhjet parlamentare të 2021 dhe zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:57
Dako, nga akuzat për ‘makineri votash’ te ‘non gratat’! Inxhinieri që u bë një politikan i fortë

 

Inxhinier ndërtimi, i njohur si makineri votash për socialistët dhe një nga bashkiakët me kontroll të plotë në territorin e tij, në 2019, socialistët nuk e rikandiduan Vangjush Dakon për kryetar bashkie në Durrës. Pak mua pas largimit të tij DASH e shpalli si person i  përfshirë në korrupsion madhor dhe sanksionoi ndalimin e tij dhe të familjes nga hyrja në SHBA. Hyri në politikë ne vitin 2007 dhe mandatin e tij të parë si kryetarë i Bashkisë së Durrësit, e nisi me fitoren e zgjdhjeve ndaj kandidatit të maxhorancës Armand Teliti me një diferencë prej vetëm 308 votash.

Deri në këtë moment kishte mbajtuar drejtimin e hipotekës në këtë qark. Vitet e para Dako në krye të Bashkisë, i kaloi të qeta. Por akuzat përherë e më të shumta nisin nga PD afër zgjedhjeve vendore të 2011. Korrupsion, leje ndërtimi dhe betonizimi i qytetit ishte kryefjala e çdo studio televiziove kundër Dakos. Por në 2017, PS mori 51% të votave dhe  Durrësi u cilësua si qarku që ndikoi shumë në fitoren kombëtare dhe Vangjush Dako u caktua në vendin e aktorit të suksesit. Pak muaj më parë bashkia e drejtuar prej tij kishte dalë garante për lirimin e parakohshëm nga burgu të Lulzim Berishës, personazhit famëkeq i bandës së Durrësit.

Edhe pse në 2019 ai u menjanua nga politika, opozita nuk ndaloi akuzat e ashpra ndaj Dakos, sidomos pas publikimit të përgjimeve të Prokurorisë nga gazeta gjermane Bild. Këto përgjime ishin  bërë nga janari 2017 deri në shkurt 2018. Aty Vangjush Dako u akuzua për marrëdhënie të ngushta dreka e darka me Avdulajt. Atëkohë kryeministri Edi Rama I cilësoi përgjimet e Bild për vjedhje votash nga socialistët, sallatë të madhe fjalësh, biseda të dala jashtë kontekstit. Vangjysh Dako, zyrtarisht pa pushtet politik, vijoi të akuzohet në mënyrë të përsëritur nga opozita se kontrollon Durrësin nga prapaskena, gjë që ai e ka mohuar.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xoni: 07/06/2023 20:44

    Je i bardhe si akullore mor Gjush mos e vrit menjen. Nuk te mbajne dot brenda per 160 mije euro te qelbta pabuksat e shpellave qe e pan detin dhe qytetin. ne 93 shin kur zbriten nga malet.

    Përgjigju
  • 555: 07/06/2023 20:29

    Per 33 vjet ne pushtet kane qene hajdutet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet