TIRANË - Avokati Arbër Hoxha foli sot në Report Tv lidhur me arrestimin e Erion Veliajt, teksa pritet që GJKKO të japë vendimin lidhur me masën e arrestit, nëse e konfirmon ose jo. Sa i përket metodave të përdorura nga SPAK, Hoxha thekson për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se është e tepërt të quhen intimidime.
'Është një metodë e prokurorisë së posaçme por edhe të prokurorisë së rretheve përdorin metoda speciale. Që një person që hyn në dyert e prokurorisë ka presion psikologjik edhe pas thënë diçka. Besoj intimidimi është fjalë e madhe. Ushtrohet presion psikologjik për të marrë dëshminë që duan.'
Megjithatë, ai shton se ka ende reminishenca nga koha e ish-diktaturës në procesin e hetimeve dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve.

'Është një metodë pune që nga 1967 deri në 2024 apo 2025, reminishencë e së kaluarës komuniste. Në 1971 u suprimua avokatia dhe mbetej e kulturës juridike e diktaturës. Në Kodin e Procedurës Penale është barazia e prokurorit dhe avokatit në sallën e gjyqit. Kjo nuk ndodh. Intimidimi është një pjesë e reminishencës së kaluarës.'
Më tej, përfundon duke thënë se pavarësisht ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, natyra inkuizitore në hetime vijon ende të jetë e pranishme.
G.K/E.H/Shqiptarja.com'Në 2017 ndryshoi natyra e kodit procedurës. Pavarësisht ndryshimit prej 8 vitesh, natyra inkuizitore e procedimit penal vazhdon. Mbrojtësit hasen me një sërë pengesash për njoftimin e akteve. Sot mbrojtja duhet të njihet me 40 fashikuj për 6 orë. E pamundur. Këto janë mbeteje të natyrës së procedurës penale të së kaluarës.'
Komente


ouu pse duhet te nderrojne standartin per lalin kshu per te gjithe ka qene praktika pse duhet ta nderrojme pse eshte Lali, se i pret puna Lalit tani se i ka marre Babloku frenat per punet e Tiranes se kjo ishte ideja fusim ke vendi lalin, te komunduar nje kukull dhe behet sic do I pari i vendit
Përgjigju