TIRANË - Pas arrestimit te kryebashkiakut Veliaj, në mungesë të tij kryeministri  Rama është zotuar se do të merret personalisht me punët e bashkisë, dhe do ketë një vemendje të shtuar.

Burime për gazetaren Report tv, Raziela Myslimaj bëjnë me dije se Rama ka qënë i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë së Tiranës e ka cilësuar një sulm elektoral. 

Pas kësaj mbledhje Rama i është drejtuar për herë të dytë bashkisë së Tiranës për një tjeter mbledhje me nënkryetaret.

Ndërkohë Anuela Ristanit do ti delegohen detyrat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit, u arrestua mesditën e djeshme me urdhër të SPAK pas një hetimi 1-vjeçar.

Ristani deri më sot ka qenë në postin e zv.kryetares së bashkisë së Tiranës. Ristanit iu delegua detyra pas takimit të kryeministrit Rama sot në bashki me 5 nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm.

Në prani të Ramës u bë dhe delegimi i firmës së kryebashkiakut Veliaj tek Ristani.

Tashmë me arrestimin e Veliajt, asaj do t’i delegohen detyrat e bashkisë më të madhe në vend.

Lajmi ne perditesim...
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:54
Arrestimi i Veliajt, kryeministri Rama kthehet sërish në Bashkinë e Tiranës pas takimit me 5 nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm

 

Kryeministri Edi Rama është futur për herë të dytë ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Pas takimit gjatë paradites me 5 nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm të bashkisë, Rama u fut sërish në bashki tani gjatë pasdites.

Ai është parë i shoqëruar nga Andriola Kambo, Drejtore Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.