Jam krejt dakord me ata etikëdashës që nuk pajtohen me gjuhën e Erion Veliajt në reagimet e tij në Facebook. Ashtu është, nuk është mirë të shash e të fyesh, aq më tepër nga pozitat e një personi nën hetim. Nuk të jep asnjë avantazh sharja e fyerja, padyshim.
Mirëpo nga ana tjetër shihni pak me vëmendje anën tjetër të medaljes. A është prokurori i çështjes etikisht korrekt?!
Ndaj Tij janë shfaqur pretendime serioze se ka kërkuar favor në Bashkinë e Tiranës për një leje ndërtimi. Ka pretendime se ka qenë intimidues nga familjes Veliaj.

Dhe tani, së fundi del së në gjyq prokurori ka fyer palën tjetër duke e quajtur "ndyrësirë". Në sallën e gjyqit....prokurori.... E kuptoni apo jo?!
Ça duhet të ndodhë më shumë që njeriu të reagojë, pavarësisht pozitave procedurale ku gjendet?!
Nëse qëndron pohimi se ai që fyen është i dobët në argumente, kjo besoj vlen edhe për prokurorin, apo jo?! Po të isha Altin Dumani do ta kisha larguar atë prokuror nga çështja.
Ndoshta ai meriton më shumë sesa largim nga çështja. Edhe një procedim disiplinor do ti sqaronte ligjërisht të gjitha këto aspekte. Nuk është normale kjo gjë!
SI.E./Shqiptarja.comKomente


Nuk e kuptoj se pse flasin me të dëgjuar, kur sipas kasetës së gjykatës një fjalë e tillë nuk ka dalë nga goja e prokurorit, po tani z. Manjani? Më duket se e paske ngjyer gishtin
PërgjigjuDuhet t'i bëhet testi i droges Olsi Dado, dhe verifikimi i pasurisë kete i zvarrisin dhe i rrjepin njerëzit.
PërgjigjuDuhet t'i bëhet testi i droges Olsi Dado, këto dite Tiron eshte qelbur
PërgjigjuDuhet t'i bëhet testi i droges Olsi Dado , dhe verifikimi i pasrise.Tirona keto dite eshte qelbu
PërgjigjuPo ndyrsire eshte o zotni se seshte n1 goc e mire Erjona. Aty ku ndodhet nuk ndodhet per shume pune te mira qe ka bere, por se ka vjedh aq sh sa ju shfrenu gruja... ta pyesi gruan per videot q ka ajo me biznesmen!
Përgjigjuqë e quan vehten "Shqiptari" por vetëm shqiptar nuk je sepse nuk respekton asnjë normë që i dallon shqiptarët, bëj durim të shikosh se si do të përfundojë kjo punë. Nuk të kërkoj as të vësh në punë llogjikën, as kujtesën sepse duket qartë që nuk zotëron asnjë prej këtyre cilësive pasi janë njerëzore.