Prokuroria dyshon se Vincesk Piroli dhe Kristian Ymeri janë të përfshirë në pesë ngjarje të dyshuara si vrasje me pagesë, për të cilat po hetohen. Ngjarja e dytë, për të cilën dyshohet se kanë qenë autorë, është regjistruar në Shkodër.
Ndërkohë, në Lezhë, dyshohet se ata kishin planifikuar të vrisnin Erjon Tucin. Sipas dyshimeve të hetuesve, atentati ishte porositur për motive hakmarrjeje, pas vrasjes së një shqiptari në një burg në Greqi.
Për këto ngjarje, autoritetet kanë siguruar edhe një dëshmi, e cila pritet të ndihmojë në zbardhjen e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal.
Lajm në përditësim…
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë









Komente
Komento