Arrestimi në SHBA i ish zyrtarit të lartë të FBI-së që Rama e konsideroi mik, Alibeaj: Takimi i tyre në 2017-tën kërkon hetim të thelluar

Arrestimi në SHBA i ish zyrtarit të lartë të FBI-së që Rama e konsideroi mik, Alibeaj: Takimi i tyre në 2017-tën kërkon hetim të thelluar

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe zyrtari i FBI-së Charles McGonigal

1674548953_finalprojekt.00151920.Still004.jpg

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me arrestimin e zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal, nën akuzën se ka shkelur sanksionet e SHBA ndaj Rusisë duke kryer transaksione financiare me oligarkë rusë.

Alibeaj ka sjellë në vëmendje takimin mes Ramës dhe McGonigal 2017-ën, duke e konsideruar si pjesë të transaksioneve të paligjshme financiare që ish zyrtari i FBI-së ka kryer me oligarkët rusë. Ai tha se duhej që menjëherë të ndërmerreshin hapa për hetim të thelluar dhe transparencë të takimit që Rama dhe McGonigal patën në vitin 2017.

“Akuzat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI McGonigal për përfshirjen në transaksione të paligjshme financiare me një oligark rus ku bën pjesë udhëtimi i tij në Shqipëri dhe takimi me Edi Ramën në vitin 2017 kërkojnë urgjentisht transparencë dhe hetim të thelluar. Retorika boshe për konsumin e politikës së ditës nuk e zbardh këtë çështje tepër të rëndësishme për marrdhënien e Shqipërisë me SHBA. Zbardhja sa më parë dhe transparenca e plotë është ajo që ndihmon jo vetëm për informimin e saktë të publikut por dhe për ruajtjen e marrdhënies së shëndetshme me partnerin tonë strategjik”- shkruan Alibeaj.

Ditën e djeshme, Charles McGonigal është arrestuar nga autoritetet amerikane nën akuzën se ka shkelur sanksionet e SHBA-ve ndaj Rusisë, duke u përfshirë në transaksione të paligjshme financiare me oligarkët rusë. 54 vjeçari akuzohet nëpërmjet një padie me 5 pika se punonte për manjatin rus të aluminit Oleg Deripaska, i cili ka qenë nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2018.

Ndërkohë, kujtojmë se kur u bë i ditur hetimi i ndërmarrë ndaj ish zyrtarit të FBI-së, kryeministri Edi Rama pranoi se e kishte mik, por theksoi se çështja me drejtësinë i përkiste atij në SHBA dhe se nuk kishte lidhje me qeverinë shqiptare.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, McGonigal akuzohet se mori 225 mijë dollarë nga agjenti shqiptar! Opozita akuzon: Ka lidhje me Ramën


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit