Një arrestim që i ngjan një aksioni lufte është zhvilluar në Teksas të SHBA-së. Policia në SHBA kishte dërguar njësitin special “Swat” me mjete të blinduara për të hapur kabinën e një kamioni në autostradë në Teksas, shkruajnë mediet e huaja.
Shoferi kishte refuzuar të ndalonte dhe të dilte nga kamioni. Pasi një makinë e blinduar e policisë hapi kabinën, policët hodhën gaz, duke e arrestuar më pas shoferin.
Nuk është bërë e qartë se cila ishte arsyeja e kësaj ndjekjeje, por policia ka thënë se shoferi kishte përdorur “manovra të ndryshme”.