Dhoma Amerikane e Tregtisë ka mirëpritur të Ngarkuarën me Punë, Nancy VanHorn për diskutime lidhur me eksportet e investimet amerikane, me qëllim tërheqjen e bizneseve në Shqipëri.
Dhoma Amerikane përfaqëson 270 kompani që gjenerojnë thuajse 25% të PBB-së në vend duke shërbyer si urë mes investitorëve amerikanë dhe Shqipërisë.
“Duke përfaqësuar 270 kompani anëtare që gjenerojnë gati 25% të PBB-së së Shqipërisë, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një urë e rëndësishme midis investitorëve amerikanë dhe Shqipërisë, si dhe një motor për rritjen ekonomike. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn iu bashkua dje Dhomës Amerikane për të diskutuar strategjinë e tyre për rritjen e eksporteve dhe investimeve amerikane dhe krijimin e kushteve të barabarta për të tërhequr më shumë biznese amerikane në Shqipëri”, thuhet në njoftimin zytar.
Komente









