TIRANË- Arrestohet në flagrancë rumuni L.F.,27 vjeç, i lindur në Bukuresht dhe banues në Tiranë, pasi shpërndante doza të vogla heroine pranë sheshit ”Shtrauz”. Sipas Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ai ishte i dënuar dhe më parë për vjedhje.
Gjatë kontrollit fizik të policisë, në banesën e tij u gjetën 20 doza me heroinë,një peshore elektronike për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike, 35000 lekë të grumbulluara nga shitja e lëndës narkotike dhe një celular. Tashmë i arretuari do të përballet me Gjykatën për akuzën “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Komento