Një shpërndarës i kanabisit në doza të vogla u arrestua nga Policia në Berat.
N.GJ., 31 vjeç, banues në lagjen "Çlirim", u arrestua pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij ju gjet dhe sekuestrua një sasi prej 1 kilogramë kanabis, e ndarë në doza e sasi të vogla gati për shitje.
Ai u vu në pranga në sajë të operacionit policor të koduar 'Vëzhgimi', pas informacioneve të mbledhura nga qytetarët.
Komento