Arrestohen 13 shqiptarë në Itali, kryenin kalimin e paligjshëm të emigrantëve! Merrnin 200-250 euro që t'i kalonin kufirin slloveno-kroat

Arrestohen 13 shqiptarë në Itali, kryenin kalimin e paligjshëm të emigrantëve! Merrnin 200-250 euro që t'i kalonin kufirin slloveno-kroat

Emigrantët duke ecur nëpër pyje

ITALI – 13 persona me origjinë nga Kosova dhe Shqipëria janë vënë në prangat e policisë italiane si anëtarë të një grupi kriminal që ishte përfshirë në emigrimin e paligjshëm. Hetimet nisën në vitin 2021 për të konstatuar çdo kalim makinash në kufirin italo-kroat që mund të përdoreshin për transportin e emigrantëve të paligjshëm në Trieste.

Në shumë raste janë konstatuar kalimet e makinave të njëpasnjëshme, njëra verifikonte praninë e policisë dhe monitoronte situatën ndërsa tjetra kalonte me emigrantë të paligjshëm në bord. Grupi kriminal kishte një organizatë të strukturuar mirë, jo vetëm për burra, me një ndarje të saktë rolesh.

Emigrantët e paligjshëm grupoheshin në kufirin midis Sllovenisë dhe Kroacisë, ku kalimtarët arrinin në këmbë dhe më pas shoqëroheshin për të kaluar nëpër pyje që të shmangnin kontrollet e policisë deri në Pomjan të Sllovenisë ku hipnin në makinë.

Kalimet i kushtonin emigrantëve nga 200 deri në 250 euro. Gjatë ecjeve të sforcuara, fëmijët merrnin pilula gjumi që të mos qanin dhe të tërhiqnin vëmendjen, ndërsa të rriturit shpesh rriheshin sepse nuk donin të ecnin.

Në operacionin e koduar 'The End', detajet e të cilit u bënë publike me 28 qershor morën pjesë edhe agjentë të Skuadrave Lëvizëse të Bolonjës, Rimini, Pesaro Urbino dhe Treviso, të Departamentit të Parandalimit të Krimit të Padovës, Bolonjës dhe Reggio Emilia, si dhe të policisë franceze, sllovene, kosovare dhe shqiptare, të aktivizuar nga Policia Ndërkombëtare e Shërbimit të Bashkëpunimit përmes ekspertëve të sigurisë së Parisit, Lubjanës, Prishtinës dhe Tiranës.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë