VIDEO/ 25 shoferë 'shkelën gazin', 24 të dehur, 3 me makinë në sens të kundërt, pezullohen 52 patenta në orët e fundit! Disa të arrestuar dhe 'lumë' gjobash

52 patenta janë pezulluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, pasi 24 shoferë janë konstatuar të dehur në timon, 25 kanë ecur me shpejtësi të lartë dhe 3 të tjerë kanë qenë në sens të kundërt me makinë.

Kurse 14 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, janë arrestuar në flagrancë nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe  5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Në të gjithë vendin, me gjobë janë ndëshkuar 1343 shoferë.

"Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore, në të gjitha rrugët e vendit, qendrat urbane dhe rurale. Kontrollet  me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe  5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi . Janë pezulluar 52 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 3 për qarkullim në sens të kundërt. Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1343 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe për parkime të gabuara", thotë policia.

Për shkak të fluksit të fundjavës policia ka një apel për të gjithë shoferët që të zbatojnë sinjalistikën rrugore, duke shmangur mundësinë për aksidente.

"Policia e Shtetit nisur dhe nga fakti se ka akoma fluks të shtuar në akset rrugore   në drejtim të zonave bregdetare dhe kthim, ku aktualisht ka filluar të rritet ndjeshëm fluksi  në drejtim të Tiranës dhe Morinës, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera  e aparatë fotografik. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional", nënvizohet në njoftim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen