Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas gjobitjes me 500 mijë lekë të reja të një protestuesi të maskuar, i cili kreu veprime të dhunshme para Kryeministrisë gjatë tubimit të së shtunës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi e ka cilësuar gjobitjen e tij si një akt ç’njerëzor, teksa ka theksuar se i riu është rritur jetim.
Teksa tha se shteti nuk duhet të kthehet kurrë në instrument frikësimi dhe ndëshkimi ndaj të pambrojturve, Bardhi i bëri thirrje kryepolicit Skënder Hita që të revokojë gjobën prej 500 mijë lekësh të reja ndaj protestuesit.
Reagimi i Bardhit:
Të gjobisësh me 5 milionë lekë një fëmijë jetim, vetëm pse ka marrë pjesë në një protestë, nuk është thjesht një akt i paligjshëm, por një akt çnjerëzor, mizor dhe thellësisht i papranueshëm.
Shteti ka detyrimin të kujdeset për këtë fëmijë, ta mbrojë dhe t’i garantojë të drejtat e tij, jo ta gjobisë, ta frikësojë apo ta ndëshkojë në mënyrë arbitrare.
Duke e dënuar me forcën më të madhe këtë akt antihuman, i bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që, qoftë edhe për pak sekonda, të lërë mënjanë bindjen dhe shërbimin politik ndaj Edi Ramës, të revokojë gjobën e vendosur ndaj këtij fëmije dhe të tregojë, të paktën një herë, se në ushtrimin e detyrës së tij ka mbetur ende një grimcë njerëzillëku.
Sepse policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, jo në shërbim të pushtetit. Dhe shteti nuk duhet të kthehet kurrë në instrument frikësimi dhe ndëshkimi ndaj më të pambrojturve.
-
Po mire mire skutth nga e more veshh ti se ishte jetim apo ate beni ju gjeni njerzit ne nevoje i paguni qe te bejne kto idjotesiradhe pastaj dilni dhe i mbroni tani kuponin e gjobes mereni ju e paguajani se ju i coni qe te shkaterrojne vendin
Përgjigju -
Shko ore pirdhu , u be surrati jot te japi urdhra ? Po ju ne kohen tuaj vrate 4 te pa fajshem dhe dogjet nje fshat te tere dogjet26 vete dhe late invalid300 te tjere .jo gjobe por burg per shkaterimtaret edhe ju brenda per perkrahes te krimineleve .
Përgjigju -
Po punonjesit e policise qe kane ngrene guret dhe molotovet e ketij “heroit” tuaj z. Bardhi, po demet materiale ne pronen publike e private?!!! Si I behet? Gjoben ta paguaje si çeço me leket qe ka marre per te qene mercenar i anarkise! Gojet è liga neper Tirane thone se I paguan PD keta mercenare bandite, nuk dua ta besoj kete! Megjithate leket qe ka marre nga i ka marre e di ai ti perdore per te paguar gjoben! Gjithashtu ti hiqet çdo perkrahje financiare nga shteti per 1 vit! Nuk mund te marre ky dhe te tjeret si ky asnje gje nga shteti!!!!!
Përgjigju











Komente
Komento