Gjatë 24 orëve të fundit kanë vijuar kontrollet me radar e drager dhe me patrullime në të gjitha akset rrugore. 34 drejtuesve iu është hequr patenta sepse drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, gjithashtu 12 leje drejtimi në efektin e alkoolit, 12 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa patentë.
Janë vendosur 145 gjoba për parakalime të gabuara, ku 11 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore, ku 4 janë masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj. 101 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit. 198 për përdorim të celularit. 103 për mosvendosje të kaskës, gjithashtu janë marrë 368 masa për parkime të gabuara, 16 masa për shkelje të semaforit, 65 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 226 për shkelje të tjera të kodit rrugor.
Policia rrugore ka bllokuar 13 automjete pasi drejtuesit e tyre kishin të pashlyera mbi 5 deri ne 10 masa.