Policia ka arrestuar për ‘’Falsifikim monedhash’’ Manol Memsullaj, 31 vjeç, dhe Valbona Kanani, 39 vjeç,  të dy banues në Vlorë.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi, më datë 29.05.2016, rreth ores 19:30,  pasi dyshohet se këta persona kanë blerë disa sende në fshatin Stjar - Delvinë, në një dyqan në pronësi të J.K., 45 vjeç, duke i dhënë këtij të fundit (shitësit) një kartmonedhë me prerje 100 euro, e cila dyshohet te jetë e falsifikuar.


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)