Rama në Samitin e NATO-s në Madrid, takon Biden e Stoltenberg: Presidenti i SHBA, fjalët më të mira për Shqipërinë! Kosova të ftohet në Mekanizmin e Paqes

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjë ku merr pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që zhvillohet sot dhe nesër në Madrid. Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama ishin të ftuar dje në darkën mbretërore gala organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia në Pallatin Mbretëror të Madridit, ku morën pjesë kryetarët e qeverive dhe të shteteve anëtare të NATO-s.

Kryeministri ka bërë me dije se Presidenti Joe Biden i ka thënë fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si dha ka shprehur dëshirën e tij për të organizuar diçka bashkërisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA.

Rama ka shkruar se i ka bërë thirrje anëtarëve të tjerë të NATO që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën - pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën. 

Rama, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në Samit është mirëpritur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s  z. Jens Stoltenberg dhe Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez. Në vijim, Kryeministri Rama do të ndjekë seancën plenare të Samitit, ku të pranishëm do të jenë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Fjala e hapjes së Samitit do të mbahet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s  z. Jens Stoltenberg, ndërsa Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez, do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Samitit iu adresua online edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. Pasditen e së mërkurës, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama do të vizitojnë Muzeun Kombëtar Prado, në Madrid, e më pas kryeministri Rama do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez.

Samiti i NATO-s do të vijojë punimet të enjten, në ditën e dytë të tij, ku Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë, së bashku me Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

Në këtë seancë, Samitit do t’i drejtohet edhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Gerald Connolly.  Në përfundim, Rama do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Enagás, e cila është një kompani spanjolle energjetike dhe operator evropian i sistemit të transmetimit, i cili zotëron dhe operon rrjetin e gazit të Spanjës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:56
Rama publikon VIDEON nga pritja për darkën e punës nga samiti i Madridit! Kujdeset të filmojë çdo gjë

 

Krerët e vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Madrid. Kryeministri Edi Rama ka ndarë nga Facebook-u i tij çaste nga darka e punës, ku duket se është i gatshëm të filmojë çdo gjë. Në videon e publikuar shfaqen liderë të cilët takohen me njëri-tjetrin si dhe shkëmbejnë biseda. 

'Me krerët e vendeve të NATO-s në pritjen për darkën e punës së shtruar nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, në Muzeun e famshëm Prado'- shkruan Rama.

Ora 19:24
Ministrja e Jashtme takon homologun e saj të Finlandës: Shqipëria mbështet plotësisht anëtarësimin e në NATO

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka takuar homologun e saj të Finlandës Pekka Haavisto gjatë Samitit të NATO-s në Madrid.

'Takimi i shkëlqyer me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës Pekka Haavisto gjatë Samitit të NATO-s në Madrid. Shqipëria mbështet plotësisht anëtarësimin e Finlandës në NATO. 

E mirëpritur marrëveshja e suksesshme mes  Turqisë, Finlandës dhe Suedisë që hap rrugën për anëtarësimin e dy vendeve në aleancë.

BASHKË MË TË FORTË!'- shkruan Xhaçka.   

Ora 18:52
Samiti i NATO-s, Rama: Biden fjalët më të mira për Shqipërinë! Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë fjalët më të mirat për Shqipërinë dhe rolin e saj në NATO. Ka qenë Kryeministri Rama i cili përmes një postimi në Tëitter ka bërë me dije pikat kryesore të pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s në Madrid.

"Dëgjova nga Presidenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkërisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA.  Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë, duke çmuar qasjen e drejtpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh

SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën - pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”, ka shkruar Kryeministri.

Ora 17:25
Ministrja e Jashtme takon homologun e saj në Holandë: Ndajmë të njëjtin mendim për domosdoshmërinë e negociatave

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në samitin e Madridit ka takuar homologun e saj në Holandë Wope Hoekstra. Ministrja sqaroi se, ndajnë të njëjtin mendim lidhur me domosdoshmërinë e hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE.

'Diskutim mjaft i mirë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Wope Hoekstra.

Ndamë të njëjtin mendim për domosdoshmërinë e fillimit sa më shpejt të jetë e mundur të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në mënyrë që të rikthehet besueshmëria e procesit. - shkruan ministrja në Facebook.

Ora 11:48
Rama takohet me Stoltenberg dhe kryeministrin e Spanjës në samitin e NATO-s

1656496203_74b0f79554b44d348965872dfad4ac07.jpg

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun spanjoll Pedro Sanchez dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg. Rama ndodhet në Spanjë për samitin e NATO-s që zhvillohet sot dhe nesër në Madrid.

Ora 11:44
Samiti i NATO-s/ Rama takon Joe Biden (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama takon presidentin amerikan, Joe Biden në samitin e NATO-s. Vetë kreu i qeverisë ka ndarë një video në rrjetet sociale ku afrohet pranë Biden duke biseduar dhe e shoqëron për disa hapa.

Ora 08:19
Rama publikon pamjet, ja momenti kur dorë për dore me Linda Ramën priten nga Mbreti Felipe VI i Spanjës e Mbretëresha Letizia

 

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në Facebook një video, ku tregon një moment nga pritja e organizuar mbrëmë nga Mreti Filipe V li Spanjës dhe Mbretëresha Letizia. Ai shfaqet teksa ecën dorë për dore me bashkëshorten e tij, Linda Rama

1656483907_WhatsAppImage20220629at8.05.12AM.jpeg

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 30/06/2022 09:06

    Alb,jam dakort me ty qe s'do na zere gjumi por 99.88% nga e dyta,URIA.

    Përgjigju
  • Alma: 29/06/2022 22:39

    Kesaj radhe, redaksia e ekomentuesve ka te dites fjalen "hije": i ka, te ka, sa te ka, etj hije. Ne mbledhjen e muajti partia jone krenohet se sa hije ka hija e hijes se Rames neper bote dhe Shqiperi. Rrofte hika dhe Ija.

    Përgjigju
  • Tosi: 29/06/2022 22:34

    Qeveria e pykave ka pykezuar gjithe shoqerine. Madje edhe naltmadhenia (jo Leka, Rama) mund pa frike te kurorezohet si Pyke ne Diell qe "rrezaton" nder kombe dhe udheheqesa! Hipokrizia dhe deliri i madhesitise jane aq ekstreme saqe edhe foton,e cila eshte statike zakonisht, pykzat tane servile e ilustrojne si ne "ecje". Ne ksi rastesh edhe ajo shprehja e popullit "nje ta mbash e nje ta cash" nuk shkon me se kemi mbetur pa te!

    Përgjigju
  • Qorri: 29/06/2022 21:50

    Mjafton të lexosh komentet. Sa urrejtje paskeni pasur ndaj shqiptarëve?!

    Përgjigju
  • Zenun Super Tyta: 29/06/2022 21:03

    Po pse mor hale publike su komentua pse. U komentua u komentua o wc publike.

    Përgjigju
  • BENI: 29/06/2022 18:30

    MOS E LINI KETE HAJVAN TE TAKOJE BIDENIN,,,,,SE DO NA FELLIQE SI KOMB FARE,,,DO NA E HEQE VIZEN FARE BIDEN,,,,,E NE PLASTE NJE LUFTE ME RUSINE,,,NUK DO NA MBROJE KUSH....

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 29/06/2022 16:45

    O Arbëror mundesh Edit me ja mar në goi se shum do të shijoj. Edi Rama burr shteti. Salhe bajga hajdut kriminel ordiner i gjithi pler. Amerika stë bo kot non grata o Arbënor kasata marmalata e tum tumit Arbēnori që kap sapunin e Zenuni te vrima ta vuni.

    Përgjigju
    • ali baba me 40 hajdutet: 30/06/2022 08:56

      Ti qe shkruan se ta rras lala jo vetem qe sje i afte per ate pune ( sepse e tregon vete qe te ka shijuar ai i Rames) por paske provuar dhe punen e sapunit.

  • endi20: 29/06/2022 14:19

    O Sali Berisha? Po të dhambin sytë kur e shikjon kyt strateg që e takojnë personalisht, dhe kush e kush të bëjë fotografi me te. Jo si ti zorraxhi, që i luteshe të tjerëve për një foto. Po vetëm me udhëheqësin e Rusisë Boris Jelcin je takua dhe ke ba fotografi me te, madje ke shtyrë tët shoqe lirien, për at foto. Kot nuk thonë, plaku bahet si fmija, e ti kështu u bane o sal, për të të qarë hallë, je ba si kalë gërdallë.

    Përgjigju
  • Arbërori: 29/06/2022 14:14

    Agjenti rusoserb ështé sikur një plesht mbulese e fut hunden në qdo vrim, por që askush nuk e do e as nuk e duron sepse dihet që është i vetëm një plesht pist …!

    Përgjigju
    • Niku: 29/06/2022 19:28

      O kosova sa e bleve shtetesine shqiptare tek ilir meta? Mesohe shqipen mire pastaj shkruaj se po ngaterrohesh me shkrimin e shkaut apo je I shartuar me shkaun.

  • Armando: 29/06/2022 13:34

    Te shohesh shqiperine mes lidereve boteror eshte e mrekullueshme , keshtu vazhdoni

    Përgjigju
  • alban: 29/06/2022 13:32

    Cfare prije te mrekullueshme qe i kishte bere kurora , bravoo edo per mardheniet qe ke me ata

    Përgjigju
  • Sergi: 29/06/2022 13:30

    paska shkuar me investitoren strategjike ......

    Përgjigju
  • Ben: 29/06/2022 12:41

    Punë e madhe fort,Sala sonte ka foltore,takon Mulin,Vokshin e uuu.Sa te kete popullin dhe Tritan Shehun me vete,Sala nuk e çan koken.Perpara,yrysh...

    Përgjigju
  • Stop sufllaqeve: 29/06/2022 12:28

    Ore po si ka mundesi ne gjithe kte vap e vetem komente sufllaqexhinjsh shikon do helmoheni te veni ne p.. te semes nga sufllaqet o popull

    Përgjigju
    • Beni: 29/06/2022 14:31

      Hahahha koment i forte

  • rajmond uka: 29/06/2022 12:15

    te jemi me kembe ne toke tani , shqiperia ka fituar nje rol te rendesishem si ne nato dhe ne europe aq sa dhe finlanda erdhi mori mbeshtetjen tone per antarsim

    Përgjigju
  • Mondi: 29/06/2022 12:15

    Takim shume efektiv duhet te jete ku do te flitet per cdo ceshtje dhe sesi mund ti zgjidhim

    Përgjigju
    • Beni: 29/06/2022 14:31

      Po rika po

  • Andi: 29/06/2022 11:40

    Shqiperia eshte nje lagje e nje qyteti europian per nga madhesia po Edi Rama po i jep nje rendesi te veçante . Nga politika e jashtme jemi shum mire. Vetem cmimi naftes na prish pune

    Përgjigju
  • Arbërori: 29/06/2022 11:34

    Tani e ka fut edhe Linden në agjenturën serboruse ky shkjau shqipfolës !!!

    Përgjigju
    • @tony: 29/06/2022 22:04

      Sikur të shau nga motra. Apo partia është familja? Për ju që jini p*çka di motra, Linda është e shenjtë dhe Shqipëria e nëmur. Jeni fëmijët e ish ushtarakëve, atyre që hapen depot e armëve në 97 dhe krijuan komitetet e shpëtimit në bashkëpunim me Greqinë. Mbase pret që Ballkani i Hapur i hap shalet Lindes dhe motrës tënde?

    • tony: 29/06/2022 12:20

      kush eshte shkjau o kelysh he bir druvari o non qim je mesu me sslehin e viçilopes ti ok mbylle halen se qelbet dynjon o malo pa funas

  • Joni: 29/06/2022 11:10

    Me vjen shume mire qe shoh vendin tone ne mes te vendeve te rendesishme dhe te fuqishme te botes

    Përgjigju
  • Lea: 29/06/2022 11:10

    Nje ceremoni shume e bukur pritjeje. Shpresoj shume qe jy samit te kete vec lajme pozitive

    Përgjigju
  • Laert: 29/06/2022 11:06

    Akoma me keta sufllaqistet ne komente ju.... Po hiqini se late nam.

    Përgjigju
  • Jona: 29/06/2022 11:04

    Keshtu na ka hije te eenditemi mes vendeve te tjera te europes

    Përgjigju
  • Alda: 29/06/2022 11:03

    Ashtu sic na ka hije krah vendeve te tjera si nje aleate e denje e NATOs

    Përgjigju
  • edi: 29/06/2022 11:03

    O servila militant qe nuk ju ndahet shpirti nga brohoritjet parti E... jemi gati kurdoher .

    Përgjigju
  • Ami: 29/06/2022 10:58

    Krenohemi me ju Edo kudo qe shkon na nderon????

    Përgjigju
  • Noel: 29/06/2022 10:56

    Nje mikpritje ashtu sic ju ka hije z.rama dhe jemi krenare qe po e perfaqesoni shqiperine ne kete samit,respekte

    Përgjigju
  • Pukjani: 29/06/2022 10:56

    Respekt dhe mirenjohje per mbretin dhe mbreterrshen e Spanjes per mikpritjen qe i ka bere Z.Rama qe po perfaqeson shqiperine ne kete samit ,shpresojme shume qe te marri lajme pozitive .

    Përgjigju
  • era: 29/06/2022 10:53

    pritje mjaft dinjitoze kjo qe i eshte bere zotit Rama

    Përgjigju
  • Mondi: 29/06/2022 10:23

    Jemi krenare qe Z Edi Rama po e e perfaqeson Shqiperine ne kete Samit dhe respekte dhe mirenjohje per mikpritjen qe i kane ofruar

    Përgjigju
    • Alb: 29/06/2022 22:29

      Po sdo na zer gjumi sot nga krenaria a te pangrenet se di.

    • Arbërori: 29/06/2022 14:21

      A krenoheni që i ka mbushur hotelet e serbis me vajza shqiptare o mjerana o të verbuar, e njashtu edhe Durrsin në fshehtësi ështé duke e populluar me serborus o faqezi….

  • Jorgo: 29/06/2022 10:21

    Nje mikpritje ashtu sic i ka hije Kryeminstrit tone respekte dhe mirenjohje per mbretin dhe mbretereshen e Spanjes

    Përgjigju
  • Olsi: 29/06/2022 10:18

    Aman sa lezet te ka o zoti Rama. Lider je lider

    Përgjigju
  • Supaxhiu shqipfoles: 29/06/2022 10:14

    Me shume komente servilizmi, te pavlere. Qe lexuesit te mendojn se turkoshqiptaret jane rrace servile. Me shume se u’a nderpreva supen! Efharisto

    Përgjigju
    • Beni: 29/06/2022 10:52

      Eshte sufllaqexhi se kupton ti

  • titi: 29/06/2022 10:04

    pritje shume e bukur e mbretiti FELIPE VI uroj qe kjo mbledhje te shkoj me se miri dhe te ket sukses

    Përgjigju
  • Suzi: 29/06/2022 10:01

    Sa lezet te ka me gjithe ate prezence qe ke,ju kane pritur sic duhet dhe sic e meritoni

    Përgjigju
  • Leo: 29/06/2022 09:56

    Fale besimit te nderkombetarve vendi yne ka mar detyra mjaft te rendesishme krenar per ju zoti rama qe oo e coni emrin e vendit tone gjithmon e me lart

    Përgjigju
  • Kakami: 29/06/2022 09:52

    Nje perfaqesim dinjitoz ky eshte kryeministri i vendit tone bravo

    Përgjigju
  • Izmir: 29/06/2022 09:51

    Mburremi me ty kampion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot