Dy shqiptarë dhe një rumun identiteti i të cilëve nuk behet i ditur janë arrestuar nga policia italiane nën akuzën e përdhunimit. Shqiptarët 16 dhe 17 vjec vëllezër me njëri-tjetrin dhe shtetasi rumun i së njëjtës moshë, shok i dy shqiptarëve u arrestuan nga policia e Sant'Egidio në Vibrata të Teramos pasi përdhunuan në grup një vajzë italiane 16 vjec dhe tentuan të përdhunonin edhe shoqen e saj. Ngjarja ka ndodhur më 3 mars gjatë karnavaleve të Sant'Egidio. Një prej 3 djemve që njihej me viktimën e tërhoqi atë me anë të mashtrimit në ish thertoren e Sant'Egidios ku e prisnin anëtarët e tjerë të grupit të cilët e përdhunuan në grup. Vajza u kërcua të mos tregonte për ngjarjen sepse ndryshe do të kishte pasoja të rënda. Historia përsëritet vetëm disa dite pas ngjarjes së rende por këtë rradhë përfshihet edhe shoqja e viktimes. Në të njëjtin vend, në ish thertoren e zones, dy shqiptarët dhe rumuni tërheqin vajzat serish me anë të mashtrimit. Por në momentin që shoqja e 16 vjecares së përdhunuar nga i njëjti grup dite më parë kuptoi se cfarë do të ndodhte filloi të ulerinte e bashkë me te edhe 16 vjecarja. Ulërimat detyruan të rinjtë të largohen. Pas ngjarjes së dytë vajza i tregoi gjithçka prindërve të saj dhe që denoncuan në polici. Gjykatësi vendosi që rumuni dhe 1 prej vellezerve shqiptarë të transferoheshin në një institut riedukumi në Roma,ndëersa shqiptari tjetër është në arrest shtëpie.
(ob/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(ob/shqiptarja.com)











