FIRENCE - Pas një operacioni të policisë në Firence kanë rënë në pranga dy shqiptarë dhe një shtetase rumune me 23 kg kokainë të pastër.

Operacioni është finalizuar nga Guardia di Finanza dhe policia e Firences e cila e konsideron drogën e sekuestruar si një nga sasitë më të mëdha deri më tani.

Dy shqiptarët jetonin prej kohësh në Itali përkatësisht 40 dhe 30 vjec, ndërsa deklaronin se jetonin të papunë dhe me të ardhura të vogla.

Kaq ka mjaftuar që për ta të nisë një fazë hetimi dhe gjurmimi, ku dhe pse të papunë bënin një jetë luksoze dhe lëviznin me fuoristrada.

Sipas policisë italiane droga e sekuestruar nëse dilte në treg do të ndahej në 100.000 doza dhe kapte një vlerë prej 10 milion euro.

Identitetet e shqiptarëve nuk bëhen publike për arsye hetimi, pasi policia dyshon se shqiptarët janë pjesë e një organizate ndërkombëtare dhe dyshohet se pastrimi i parave bëhet në Shqipëri dhe Spanjë me biznese të ndryshme.

(ad.ti/shqiptarja.com)