Dy vëllezërit Hoxha ishin në të njëjtin fis me të miturin dhe e morën peng për disa orë në mënyrë që ta trembnin që të tregonte të vërtetën. I mituri po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Vjedhja”.
Dëshmitë e fqinjëve kanë pohuar se 15-vjeçari ishte autor i disa vjedhjeve në fshatin Drenovic të Beratit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:58
Morën peng kushërinin se dyshonin se u kishte marrë para, Report Tv mëson detaje të reja! I mituri dyshohej si autor i disa vjedhjeve
Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga dy vëllezërit Fatjon dhe Klodian Hoxha në Berat të cilët morën peng kushëririn e tyre të mitur 15-vjeçar pasi e dyshonin si hajdut të një shifre prej 6 milionë lekësh në banesën e tyre.
Dy vëllezërit Hoxha ishin në të njëjtin fis me të miturin dhe e morën peng për disa orë në mënyrë që ta trembnin që të tregonte të vërtetën.
Dëshmitë e fqinjëve kanë pohuar se 15-vjeçari ishte autor i disa vjedhjeve në fshatin Drenovic të Beratit. Aktualisht i mituri ndodhet në banesën e tij ndërsa prindërit e këtij të fundit bënë pengmarrjet në Policinë e Beratit.