SHKODËR- 2 vëllezër, Samet Dehati, 34-vjeç dhe Izmir Dehati, 26-vjeç kanë rënë në pranga pasi ishin të shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit në fshatin Vallas të Shkodrës. Në muajin qershor, në këtë fshat u zbulua aktiviteti i paligjshëm i kultivimit të kanabisit, ku u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 246 kilogramë lëndë narkotike.
Lënda narkotike dhe aktiviteti i paligjshëm i kultvimit të kanabisit u zbuluan si rezulat i operacioni anti-kanbisi që u zhvillua në muajin qershor ku deri më tani numri i personave të arrestuar është 8, ndërsa janë në kërim ende 6 të tjerë. Personat që janë arrestar janë: Ardjan Tahiri, 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; Besmir Rexhepi, 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; Hekuran Myrtja, 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; Liljana Çopani, 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë; Arben Uruçi 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër, si dhe Danjela Hasani 42 vjeçe, banuese në Tiranë si dhe dy vëllezërit e kapur ditën e sotme, Samet Dehati, 34-vjeçdhe Izmir Dehati, 26-vjeç, nga fshati Oblik i Shkodrës.
6 personat endë në kërkim janë: Admir Selgjekaj, organizator i parcelave dhe rekrutuesi i disa punëtorëve; Arian Popa, rekrutues i disa punëtorëve (mes tyre dhe i të dy vëllezërve të arrestuar ditën e sotme); Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati.
Vijon puna për kapjen dhe vënien në pranga të personave të të tjerë të shpallur në kërkim si të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të kanabisit në Vallas të Shkodrës.
Gjatë operacionit anti-kanabis në fshatin Vallas të Shkodrës në muajin qershor, në banesën e njërit prej 8 të të arrestuarve, Ardjan Tahirit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 246 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një makinë dhe 11 aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshin nga autorët për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Gjithashtu në fshat u konstatuan dhe u asgjësuan me anë të djegies, nga ana e shërbimeve të Policisë, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në afërsi të banesës të të arrestuarit Ardjan Tahiri. Nga ku aktivitet i paligjshëm akuzohen 14 persona të përfshirë.