FIER- 3 shoferë janë arrestuar pasi u kapën duke qarkulluar në gjendje të dehur dhe pa patentë, ndërsa 2316 të tjerë janë gjobitur gjatë javës që lamë pas për shkelje të ndryshme ligjore. Kontrollet janë përqendruar kryesisht në akset rrugore që janë burim aksidenti.
2316 drejtues mjetesh janë gjobitur ku konkretisht: 989 prej tyre janë gjobitur për tejkalim të normave të shpejtësisë; 182 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit; 183 për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 479 për parakalime të gabuara; 112 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara; 57 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.
Gjithashtu janë vendosur 395 gjoba për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.