Masakra me 4 të vrarë/ RENEA mësyn në Shkodër me urdhër të SPAK! Kontrolle në banesa, sekuestrohen armë e makina të blinduara

Shkodër- Me urdhër të SPAK, forcat elitë RENEA ka ushtruar kontrolle mbrëmjen e së mërkurës deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes (12 dhjetor 2024) në Shkodër dhe fshatrat përreth, me në në fokus banesat e personave me precedent penal.

Mësohet se kontrollohet po bëhen në Shkodër me qëllim mbledhjen e provave për zbardhjen e masakrës së 30 Tetorit ku mbetën të vrarë 4 persona.

Raportohet se deri në këtë fazë nuk ka të arrestuar, por janë gjetur materiale të tjera që janë sekuestruar, përfshirë dhe armë që do të ekspertohen nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema. 

Aksioni ka nisur rreth orës 02:00 të mëngjesit. Gjatë operacionit janë sekuestruar armë dhe 5 mjete te blinduara. Jane disa persona te shoqeruar.

Kontrollet u ndërmorën në lagjen Dobraç, Kiras , Rrus , Dergut që janë lagje të Shkodrës dhe në fshatrat Shtoj i ri dhe Shtoj i vjeter

Kontrollet me urdhër të prokurores së SPAK, Kaçkini

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se me kërkesë të Prokurores së Posaçme Elida Kaçkini, e cila po heton masakrën me 4 viktima në Shkodër, janë ushtruar kontrolle në Dobraç.

Të njëjtat burime në kushtet e anonimatit konfirmojnë se një nga banesat e kontrolluara është ajo e Safet Bajrit, por deri më tani nuk raportohet për gjetje të sendeve të kundraligjshme.

Kontrollet janë bërë me vendim të GJKKO-së e cila ka pranuar kërkesën e SPAK, ndërsa raportohet në rrugë operative se janë lëshuar edhe urdhërarreste.

Masakra e Shkodrës ku nga atentati humbën jetën Hamza Lici e Arlind Bushati, dhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha, mbetet ende pa autor zyrtar përgjegjës për porositjen apo kryerjen e saj. Ndërkohë, disa persona janë shpallur në kërkim policor, por mbeten të rezervuara informacionet mbi dyshimet që ka organi i akuzës për rolin e tyre. Çështja fillimisht u hetua nga Prokuroria e Shkodrës, e cila pas disa javësh shpalli moskompetencë duke ia kaluar aktet SPAK-ut.

Shenim: Informacioni u përcoll nga gazetarët Sokol Dema, Keti Banushi dhe Ergys Kavaja

Lajmi ne perditesim.. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo: 12/12/2024 10:02

    Si gjithmonë, nje vrimë ne ujë, ikni se po vijmë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Dyshimet për përdhunim, bien akuzat për Kylian Mbappe për 'prova të pamjaftueshme'

Dyshimet për përdhunim, bien akuzat për Kylian Mbappe për 'prova të pamjaftueshme'