Arrestohen 3 xhihadistë kosovarë
planifikonin sulm ndaj KFOR-it

Arrestohen 3 xhihadistë kosovarë<br />planifikonin sulm ndaj KFOR-it
MITROVICË - Një grup prej së paku ttre kosovarësh nga Rajoni i Mitrovicës është arrestuar ditë më parë nga Policia e Kosovës. Ata dyshohet se kanë planifikuar një sulm ndaj një baze të KFOR-it në Kosovë.

Gazeta Express merr vesh se ata janë që të gjithë veteranë xhihadistë të luftës së Sirisë dhe Irakut, kosovarë që kanë luftuar në krah të grupeve terroriste, Xhabhatu Al-Nusra (krahu zyrtar i Al-Kaida-s në Siri) dhe Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIS).
 
Këto informacione që janë siguruar fillimisht nga inteligjenca kosovare janë trajtuar edhe në KFOR, dhe kjo organizatë ndërkombëtare ka rritur nivelin e sigurisë për pjesëtarët e sajë në territorin e Kosovës.
 
Gazeta Express ka provuar që të marrë një konfirmim nga Policia e Kosovës, por Zyra për Informim e saj nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetës.
 
Veteranët xhihadistë të Kosovës nga konflikti sektar në Siri e Irak kohën e fundit kanë qenë në masë të madhe pre e operacioneve anti-terrorizëm të Prokurorisë së Shtetit dhe dhjetëra prej tyre janë arrestuar me akuzën për pjesëmarrje në grupe terroriste - e dënueshme me Kodin Penal të Kosovës prej 5 deri në 10 vjet burg.
 
Në këto operacione anti-terrorizëm janë arrestuar edhe mbi 10 imamë të Bashkësisë Islame të Kosovës për rekrutim të xhihadistëve dhe për nxitje të urrejtjes./Gazetaexpress/
 
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra

Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra