Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës.
Sipas policisë Mateo Dedaj, 20 vjeç, K. M, 19 vjeç, Eno Cenollari, 18 vjeç dhe Dejvid Luca, 20 vjeç, të katërt banues në Tiranë ishin kthyer në makthin e qytetarëve të Tiranës.
Ndërkohë është shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtori i tyre një 19 vjeçar me inicialet M.M banues në Berat.
Të rinjtë kryenin vjedhjet në kohë të ndryshme dhe në zona të caktuara të Tiranës ku e fundit ishte vjedhja e një biçiklete me vlerë 5000 euro në Rrugën e Dibrës në kryeqytet.
Gjatë kontrollit që policia zhvilloi në banesat e të rinjve u sekuestruan dhe katër biçikleta të vjedhura ndërkohë që vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.