Arrestohen 5 terroristë të ISIS në Gjermani, planifikuan sulme edhe në Shqipëri

Arrestohen 5 terroristë të ISIS në Gjermani, planifikuan sulme edhe në Shqipëri

Foto ilustruese

Gjermania arrestoi ditën e sotme pesë anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik ISIS në Westfali me akuzën e  planifikimit të sulmeve terroriste kundër forcave amerikane. "Ata së bashku themeluan një të ashtuquajtur qelizë në Gjermani. Fillimisht planifikuan të udhëtojnë në Taxhikistan për të marrë pjesë në luftimet kundër qeverisë si pjesë e 'xhihadit të armatosur'. Më pas ndryshuan objektiv duke vendosur objektiv sulmet në Gjermani" tha prokurori në një deklaratë.

Prokurori tha se anëtarët e Shtetit Islamik ishin në kontakt me udhëheqësit islamikë të nivelit të lartë në Siri dhe Afganistan nga të cilët morën direktiva. Qeliza e Shtetit Islamik planifikoi të sulmonte forcat amerikane në Gjermani, si dhe individë, po sipas autoriteteve gjermane.

Sipas prokurorit, qeliza e Shtetit Islamik "planifikoi një përpjekje për vrasje ndaj një personi, i cili nga këndvështrimi i të akuzuarit, kishte bërë deklarata publike që ishin kritike për Islamin. Terroristët kishin siguruar armë dhe municione për të kryer sulmin". Po sipas gjermanëve, i akuzuari Ravsan B. dha udhëzime për prodhimin e të ashtuquajturave pajisje eksplozive dhe zjarri jokonvencionale (USBV).

Prokurori shtoi se për të financuar planet e tyre dhe 'Shtetit Islamik' në Siri, të akuzuarit mblodhën para në Gjermani dhe ia transferuan shoqatës përmes agjentëve financiarë të vendosur në Turqi. Po sipas medieve, që bazohen te autoritetet, për të siguruar shoqatën me fonde shtesë, i akuzuari Ravsan B. pranoi një urdhër me vlerë 40,000 dollarë për një sulm në Shqipëri.

Por, terroristët nuk ishin në gjendje të kryenin vrasjen në Shqipëri. Të dyshuarit janë nga Taxhikistani me emrin Azizjon B, Muhammadali G, Farhodshoh K, Sunatullokh K, dhe Ravsan B. Ravsan B. u arrestua në Mars 2019 dhe katër të dyshuarit e tjerë të ISIS u arrestuan të Mërkurën.

Faksimile e artikullit mbi arrestimet ne Gjermani

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja