Paulin (63 vjeç) dhe Alfred Dekaj (35 vjeç), babë e bir janë arrestuar në Malësi të Madhe pasi pranë banesës së tyre u është gjetur kanabis me qëllim shitjen.
Policia thotë se nga kontrollet në ambientet përreth banesës së të arrestuarve në fshatin Vukpalaj, u gjetën rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, gati për t’u shitur.
Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pajisje presimi, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhim, të cilat u gjetën gjithashtu në këto ambiente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.