Arrestohen bashkëpunëtorët e bosit të mafies siçiliane, e pritën në shtëpi për dreka dhe darka! Kontrollonin rrugën që askush të mos vinte re lëvizjet
Lorena Lanceri duke bërë kontrollin e rrugës
Bashkëpunëtorët e bosit të mafies siçiliane, Matteo Messina Denaro janë arrestuar në Itali. Emanuele Bonafede, nipi i Leonardo Bonafede dhe gruaja e tij Lorena Ninfa Lanceri përfunduan në burg me akuzën e ndihmës ndaj të shumëkërkuarit. Ata pritën kumbarin për dreka e darka.
Sipas hetuesve, çifti priste Messina Denaron në shtëpinë e tyre në Campobello di Mazara "në mënyrë të vazhdueshme dhe për disa ditë". Ai kalonte orë të tëra me ta dhe lëvizte i pashqetësuar se ishte shpallur në kërkim.
Bonafede dhe gruaja e tij vëzhgonin me kujdes rrugën duke u siguruar që askush s’do vinte re lëvizjet derisa bosi i mafies të largohej. Hetuesiti kanë mësuar detajet nga kamerat e disa dyqaneve pranë shtëpisë së çiftit.
Lorena Lanceri ishte shumë e afërt me Messina Denaron, aq sa ajo menaxhonte komunikimet me një sërë personash veçanërisht të dashur për të. Këtë rol në rrjetin e bashkëpunëtorëve e luanin vetëm ata që gëzonin besimin absolut të kumbarit. Me arrestimin e çiftit, mbështetësit e Messina Denaro që përfunduan në burg kanë shkuar në gjashtë (6).
Të njëjtin fat si çifti pati Andrea Bonafede, topografi i cili i dha hua identitetin e tij bosit mafioz për ta lejuar atë të bënte terapi onkologjike dhe të bënte blerje e të lëvizte i lirë.
Shoferi që e shoqëronte gjithë kohës është shpallur në kërkim.
Kumbari i mafies siçiliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij është historike pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, a duhet të zhvillohet menjëherë gara për kryetarin e ri?
-
Po
63.6%
-
Jo
21.5%
-
Nuk e di
14.9%
Vota total: 1153
Lajme të tjera
-
Italia goditet sërish nga moti i keq! Përmbytjet rikthehen në disa zona, banorët paralajmërohen të qëndrojnë në shtëpi
6 Qershor, 10:26
-
EKSKLUZIVE/ Lojë që përfundoi në tragjedi, Nëna e 20 vjeçarit të vrarë në Itali flet për Report TV: Po luante 'ruletë ruse' me vëllain e shokët, qëlloi veten
5 Qershor, 11:46
-
I biri iu qëllua me plumb në kokë nga vëllai, flet i ati i 20-vjeçarit shqiptar që u vra në Itali: Ishte aksidentale, djali po luante
5 Qershor, 08:30
-
"Fluturo lart, Kevin, si shqiponjat! Fluturo te Zoti!" Qindra persona i japin lamtumirën 19 vjeçarit shqiptar, humbi jetën në aksident
4 Qershor, 23:49
-
Sherr me thika mes bandave në Milano, plagosen 3 adoleshentë shqiptarë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë
4 Qershor, 18:45
-
Transformohet konsullata e parë italiane në Shkodër! Godina 100-vjeçare, kthehet në qendër aktivitetesh kulturo-ekonomike! Bucci: Gati për pak muaj
4 Qershor, 17:29
-
E rëndë në Itali/ 20 vjeçari shqiptar u vra me plumb në kokë nga i vëllai, avokati: Ishte aksidentale
4 Qershor, 16:48
-
Rama shpallet ‘Qytetar Nderi’ në komunën Vaccarizzo Albanese në Kalabri: Kultura arbëreshe, gur i çmuar i historisë dhe traditës
4 Qershor, 12:52
-
Java Italiane e Kulturës/ Zhvillohet në Liqenin e Tiranës gara ‘Vrapo për autizmin’, i bashkohet edhe ambasadori Bucci
4 Qershor, 11:51
-
Varka e përmbytur në liqenin e Italisë ku vdiqën 4 persona rrethohet nga ‘misteri’! Tre prej viktimave ishin ‘spiunë’ izraelitë dhe italianë
3 Qershor, 18:50
-
U gjet i vrarë me armë zjarri në shtëpinë e tij, identifikohet 20 vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)
3 Qershor, 14:58
-
Itali, 20 vjeçari shqiptar qëllohet brenda në banesë! Vdes në spital! Nën hetim vëllai i tij
3 Qershor, 09:11