Dy vëllezërit Hajdari u ndaluan për ngjarjen e ndodhur më 27 dhjetor të 2017, ku te 'Varrezat e Dëshmorëve', në kryeqytet, kishin rrahur shtetasin Mikel Eduart Margjeka.
Ndërkohë, pas konsultimit me Prokurorinë dhe kryerjes së veprimeve procedurale, djemtë e Azem Hajdarit janë lënë në gjendje të lirë. Report Tv mësoi se ka qenë një konflikt i çastit mes dy vëllezërve Hajdari dhe shtetasit Margjeka, që ka çuar në dhunimin e këtij të fundit.
Në kallëzimin që ka bërë në Policinë e Tiranës, Mikel Margjeka ka thënë se është goditur disa herë nga dy vëllezërit Hajdari, pranë Varrezave “Dëshmorët e Kombit”. Policia i ka shpallur në kërkim të rinjtë, pasi nuk i ka gjetur në banesën e tyre. Prandaj ata janë arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, por që u liruan më pas me urdhër Prokurori.
Kirjald dhe Azem Hajdari ishin nën shoqërinë e nënës së tyre Fatmira Hajdari, në momentin që u ndaluan nga Policia kufitare e Muriqanit. Pasi u morën në pyetje, dy vëllezërit kanë pranuar konfliktin, por kanë thënë se nuk e kanë dhunuar Mikel Margjekën.

Kiri dhe Azem Hajdari
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.01.2018, në PKK Muriqan, u kapën vëllezërit shtetasit A.H, vjeç 19 dhe K.H vjeç 32 banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal. Pas konsultimit me Prokurorin dhe kryerjes së veprimeve proceduariale u lanë në gjendje të lirë.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO








