Arrestohen dy persona në Korçë dhe Pogradec, njëri I shpallur në kërkim para një muaji dhe një tjetër që transportonte 5 emigrantë të paligjshëm.
Në Korçë u arrestua N. D., 59 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Agjencia”, finalizuar më datë 21.02.2020, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim më shumë se 1 herë”.
Gjithashtu në Pogradec, u bë bë arrestimi në flagrancë I shtetasit D. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Fushë Krujë.
Arrestimi i tij u bë në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Ford Focus”, pesë shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Sipas policisë, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Lirojini keta te rinj,,asgje nuk kane bere,,taksi kane punuar...
Përgjigju