Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës për shkak se kishin kultivuar lëndë narkotike në fshatin Mekat të Njësisë Administrative Shushicë.
Të arrestuarit janë B.M 59-vjeç dhe B.B 58-vjeç, të dy banues në fshatin Mekat. Policia ka rënë në gjurmët e tij në sajë të kontrolleve të ushtruara për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Në total dy të arrestuarve policia u ka asgjësuar 150 rrënjë kanabis. Tashmë ata do të përballen me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike të kryer në bashkëpunim.
Komento