Arrestohen dy shkodranët në Fier, transportonin 5 sirianë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri

Arrestohen dy shkodranët në Fier, transportonin 5 sirianë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri

FIER- Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë për shkak se u kanë dhënë ndihmë disa të huajve për të kaluar ilegalisht kufirin e Shqipërisë.

Të arrestuarit janë K.N., 25 vjeç, banues në Shkodër dhe M.F., 23 vjeç, banues po në Shkodër. Dy të rinjtë janë kapur në qytetin e Fierit teksa transportonin 5 sirianë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Arrestimi i tyre u bë në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Mulliri i artë”. Ndërkohë të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren